Prokuroria e RMV-së hapi hetim për aksidentin e djeshëm të trafikut në Çair

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka filluar procedurë hetimi kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer – Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion sipas nenit 300 paragrafi 1 lidhur me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk. Shkupjani i dyshuar 33-vjeç më 25 prill si […]

Prill 26, 2025 - 23:00
 0  4
Prokuroria e RMV-së hapi hetim për aksidentin e djeshëm të trafikut në Çair
prokuroria

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka filluar procedurë hetimi kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer – Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion sipas nenit 300 paragrafi 1 lidhur me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.

Shkupjani i dyshuar 33-vjeç më 25 prill si pjesëmarrës në komunikacion në rrugët publike nuk u është përmbajtur dispozitave dhe me këtë e ka rrezikuar komunikacionin publik dhe e ka sjellë në rrezik trupin e njerëzve.

“Ai drejtonte një motoçikletë ‘Piaxho Beverli’ me targa të Shkupit në korsinë e djathtë të rrugës ‘Xhon Kenedi’, pa helmetë mbrojtëse dhe pa leje drejtimi të kategorisë ‘A’ për atë lloj motoçiklete. Kur ka mbërritur në hyrje të shkollës fillore ‘Vasil Gllavinov’, në kalim të shënuar për këmbësorë, ai nuk u ka kushtuar vëmendje këmbësorëve që kishin filluar të ecnin dhe të cilët ka qenë i detyruar t’i linte të kalonin. Pjesa e përparme e djathtë e motoçikletës ka goditur trupin e vajzës së dëmtuar 10-vjeçare, e cila po kalonte rrugën në kalimin për këmbësorë. Vajza nga goditja pësoi dëmtim të rëndë trupor – frakturë”, informojnë nga PTHP.

Prokurori publik me qëllim të sigurimit të të dyshuarit gjatë prcedurës ka propozuar që t’i caktohen masa kujdesi – ndalesë për braktisje të vendbanimit, detyrim që të paraqitet përkohësisht tek personi i caktuar zyrtar në Gjykatë dhe marrje e përkohshme e dokumentit për udhëtim gjegjësisht ndalesë për nxjerrje të saj. Gjykata e ka pranuar propozimin dhe i ka caktuar masat.