Zinxhiri kriminal duhet të ndërpritet dhe të ketë drejtësi – porositën prindërit e viktimave në “Puls”
Edhe harabelat e dinë për korrupsionin dhe të keqen që mbizotëron në vendin tonë. Është koha që të ndërpritet zinxhiri i krimit dhe për të nxjerrë drejtësinë në dritë, porositën prindërit e viktimave në zjarrin në klubin “Puls” në marshin e katërt protestues “Reagim i vonuar” që sot u mbajt në Koçan, shkruan MIA, njofton […]


Edhe harabelat e dinë për korrupsionin dhe të keqen që mbizotëron në vendin tonë. Është koha që të ndërpritet zinxhiri i krimit dhe për të nxjerrë drejtësinë në dritë, porositën prindërit e viktimave në zjarrin në klubin “Puls” në marshin e katërt protestues “Reagim i vonuar” që sot u mbajt në Koçan, shkruan MIA, njofton .Portalb.mk
“Vallë a do të mbulonit njerëz të cilët janë bashkëpjesëmarrës nëse fëmijët e vrarë do të ishin fëmijët tuaj? Ndoshta atëherë do të kuptoni se arsyeja e vetme për të cilën luftojmë është drejtësia për fëmijët e tanë të rinj që vdiqën. Edhe paraprakisht dhe tani dhe në të ardhmen ju përkujtojmë se nuk do të qëndrojmë këtu, do të shihemi nëvende të tjera, më të fuqishme. Ky është vetëm fillim i luftës tonë për jetët që humbën jetën të rinj, për ëndërrat e tyre të parealizuara, për ndërprerjen e dhunshme të rinisë së tyre. Drejtësi duhet të ketë dhe të gjithë bashkëpjesëmarrësit në këtë vrasje duhet të përgjigjen para ligjit”, porositi Julija Zllatkova, nënë e një viktime në zjarr.
Pjesëmarrësit në marsh janë ndalur edhe para ndërtesës së Komunës së Koçanit, si dhe para Stacionit policor në Koçan. Para Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë, prindërit dhe të afërmit e viktimave porositën se drejtësia duhet të realizohet dhe të kumtohen fajtorët e vërtetë për fatkeqësinë.
Marshi protestues ka përfunduar në Parkun e Revolucionit prej nga edhe ka filluar, ndërsa familjarët e viktimave porositën se do të vazhdojnë me tubime dhe në periudhën e ardhshme do të jenë edhe më të zëshëm në kërkesat për drejtësi.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prill, më 7 prill dhe 17 prill, ndërruan jetë edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.
Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka identifikuar si të dyshuar 68 persona fizikë dhe tre persona juridikë për krime të rënda kundër sigurisë publike, njëri prej tyre ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga zjarri. Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, shumica prej të cilëve ndodhen në paraburgim. Midis tyre është edhe zyrtari i BDI-së, Kreshnik Bekteshi.
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Brendshme, në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit më 25 prill ngriti kallëzim penal kundër K.B., G.L. dhe A.T, të gjithë policë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale të “keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar” lidhur me tragjedinë e zjarrit në Koçan.