Fillon mbledhja e ASH-së, nuk merr pjesë zv.kryeministri Arben Fetai
Në selinë e ASH-së në Tetovë, ka filluar mbledhja e Aleancës për Shqiptarët ku pritet të merret vendimi zyrtar për daljen nga qeveria. Në këtë takim nuk morën pjesë zv.kryeministri Arben Fetai dhe Salim Sulejmani. Sulejmani thuhet se nuk mori pjesë për çështje personale, ndërkohë që nuk ka informacione për mospjesëmarrjen e zv.kryeministrit Arben Fetai. […]

Në selinë e ASH-së në Tetovë, ka filluar mbledhja e Aleancës për Shqiptarët ku pritet të merret vendimi zyrtar për daljen nga qeveria. Në këtë takim nuk morën pjesë zv.kryeministri Arben Fetai dhe Salim Sulejmani.
Sulejmani thuhet se nuk mori pjesë për çështje personale, ndërkohë që nuk ka informacione për mospjesëmarrjen e zv.kryeministrit Arben Fetai.
Kujtojmë që ditë më parë, pasi një postimi në rrjetin social që bëri Fetai, u aludua që ai do të vazhdojë qëndrimin në VLEN, por nuk është konfirmuar nga vetë Fetai ose ndonjë zyrtarë nga VLEN.