Prokuroria e Shkupit ngriti aktakuzë kundër personit që u vuri zjarrin banesës dhe shtëpisë së gruas së tij
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka përfunduar procedurën paraprake dhe ka mbledhur provat në bazë të të cilave ka ngritur aktakuzë kundër personit që u identifikua si përgjegjës për shkaktimin e qëllimshëm të zjarrit në një shtëpi pushimi në Katlanovë dhe një apartament në Shkup, të cilat ishin në pronësi të gruas së tij, me […]


Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka përfunduar procedurën paraprake dhe ka mbledhur provat në bazë të të cilave ka ngritur aktakuzë kundër personit që u identifikua si përgjegjës për shkaktimin e qëllimshëm të zjarrit në një shtëpi pushimi në Katlanovë dhe një apartament në Shkup, të cilat ishin në pronësi të gruas së tij, me të cilën ishte në procedura divorci, transmeton Portalb.mk.
Ai akuzohet për dy vepra penale – Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm sipas nenit 288, paragrafi 1 i Kodit Penal.
Së pari, më 1 maj, ai kërcënoi të dëmtuarën dhe djalin e tyre në telefon se do t’u digjte apartamentin dhe shtëpinë, dhe një ditë më vonë e zbatoi kërcënimin, duke shkaktuar zjarr me benzinë përpara dyerve të të dy ndërtesave. Zjarri u përhap si brenda shtëpisë ashtu edhe në apartamentin që ndodhej në ndërtesë, duke shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën e njerëzve.
Me propozim-akuzën, prokurori publik kompetent i dorëzoi Gjykatës Themelore Penale të Shkupit propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit të përcaktuar më parë për të pandehurin.