Prokuroria hapi lëndë për drejtorin e ASK-së, Bojan Hristovski
Prokuroria Themelore Publike Shkup hapi lëndë pas një kallëzimi penal anonim, kundër drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski. Nga Prokuroria konfirmojnë se tek ata ka arritur kallëzim anonim, i cili i është dërguar prokurorit publik dhe për të cilin veprohet. Emërimi i Bojan Hristovskit për drejtor në Agjencinë për Siguri Kombëtare shkaktoi reagime […]
Prokuroria Themelore Publike Shkup hapi lëndë pas një kallëzimi penal anonim, kundër drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski.
Nga Prokuroria konfirmojnë se tek ata ka arritur kallëzim anonim, i cili i është dërguar prokurorit publik dhe për të cilin veprohet.
Emërimi i Bojan Hristovskit për drejtor në Agjencinë për Siguri Kombëtare shkaktoi reagime të shumta në opinion.
Nga LSDM-ja i bënë thirrje Prokurorisë Publike që të hapet procedurë që të përcaktohet përgjegjësi për shkelje të ligjit. Socialdemokratët pretendojnë se Hristovski ka dokument të falsifikuar për njohjen e gjuhës angleze, ndërsa gjithashtu akuzojnë se ai nuk ka 5 vjet stazh në pozita udhëheqëse, siç kërkon ligji.
“Hristovski nuk posedon certifikatë të njohur ndërkombëtarisht për njohjen e gjuhës angleze, por ka përdorur dokument të falsifikuar, që është shkelje e Ligjit dhe vepër penale që sjell përgjegjësi. I bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të hapë procedurë në përputhje me kompetencat e saj. Ne bëjmë thirrje për hetim transparent që do të përcaktojë saktë dhe paanshëm se kush e bëri të mundur këtë dhe kush është përgjegjës për skandalin”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) javën e kaluar hapi lëndë për emërimin e Bojan Hristovskit për drejtor të ASK-së, pasi te Antikorrupsioni ka arritur ankesë anonime në të cilën ka shkruar se ai gjoja nuk i përmbushë kushtet për të qenë drejtor.
Qeveria në seancën e 16 tetorit e shkarkoi drejtorin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zarko Milloshevski, ndërsa në vend të tij e emëroi Bojan Hristovskin.