Prokuroria kërkon paraburgim për Grubin dhe Bajramin

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka propozuar masa sigurie ndaj ish-zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubit dhe Përparim Bajramit nga Lotaria Shtetërore. “Prokurori përkatës publik deri të gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, do të propozojë përcaktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit, me qëllim që masa e paraburgimit të […]

dhjetor 16, 2024 - 22:00
 0  5
Prokuroria kërkon paraburgim për Grubin dhe Bajramin

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka propozuar masa sigurie ndaj ish-zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubit dhe Përparim Bajramit nga Lotaria Shtetërore.

“Prokurori përkatës publik deri të gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, do të propozojë përcaktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit, me qëllim që masa e paraburgimit të fillojë zbatimin menjëherë pas gjetjes dhe arrestimit të tij”, thanë nga Prokuroria.

Dy personat dyshohet se kanë kryer veprën penale – përvetësim, e dënueshme në bazë të nenit 354 nga Kodi Penal, ndërsa për katër persona tjerë – keqpërdorim i pozitës dhe autoritetet zyrtare, e dënueshme në bazë të nenit 353.

Në hetime janë siguruar prova për dyshime të bazuara se dy të akuzuarit e parë, si persona përgjegjës në Shoqatën Aksionare “Lotaria Shtetërore”, gjatë vitit 2023 kanë dëmtuar buxhetin e Shoqatës me 501 milionë denarë, duke përvetësuar kundërligjshëm pasuri për tjetrin.

I akuzuari i parë, në rolin e kryetarit të Këshillit Drejtues – drejtor gjeneral në “Lotarinë Shtetërore’, më 9 maj të vitit 2023 kishte kërkuar nga Qeveria e RMV-së për blerjen e terminaleve VLT dhe zbatimin e tyre për realizimin e lojërave elektronike të fatit. Në njoftimin e Prokurorisë theksohet se i akuzuari ishte i vetëdijshëm se blerja e tyre ishte e panevojshme, pasi “Lotaria Shtetërore”, në bazë të Ligjit për lojërat e fatit nuk kishte të drejtë të organizojë lojërat elektronike të fatit.

I akuzuari i dytë, në rolin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së RMV-së, në seancën qeveritare të udhëhequr nga ai, ka miratuar Informacionin, duke i dhënë dritë të gjelbër “Lotarisë Shtetërore” të blejë pajisjet për lojërat elektronike të fatit. Pas kësaj, i akuzuari i parë ka vendosur blerjen e pajisjeve në vlerë mbi 501 milionë denarë, përkundër se nuk blerja e tyre ishte e panevojshme, dhe për këtë asnjëherë nuk janë përdorur.