Prokuroria paraqiti gjetjet nga Mjekësia ligjore në seancën e sotme për vrasjen e Vanjës dhe Zhezhovskit

Në seancën e sotme të gjykimit për vrasjen e dyfishtë të katërmbëdhjetë vjeçares Vanja dhe pensionistit Pançe Zhezovski, Prokuroria ka paraqitur detaje nga gjetjet e Mjekësisë Ligjore, pas obduksionit të viktimave, i cili tregon se viktimat nuk janë vrarë menjëherë, por se paraprakisht kanë vuajtur fizikisht dhe psikikisht, transmeton Portalb.mk. Prokurori ka sqaruar se në […]

dhjetor 20, 2024 - 20:00
 0  4
Prokuroria paraqiti gjetjet nga Mjekësia ligjore në seancën e sotme për vrasjen e Vanjës dhe Zhezhovskit
Ljupço Palevski Palço. Foto printscreen nga video e Skopje1.mk

Në seancën e sotme të gjykimit për vrasjen e dyfishtë të katërmbëdhjetë vjeçares Vanja dhe pensionistit Pançe Zhezovski, Prokuroria ka paraqitur detaje nga gjetjet e Mjekësisë Ligjore, pas obduksionit të viktimave, i cili tregon se viktimat nuk janë vrarë menjëherë, por se paraprakisht kanë vuajtur fizikisht dhe psikikisht, transmeton Portalb.mk.

Prokurori ka sqaruar se në shiritin ngjyrë gri me të cilin ishte ngjitur goja e vajzës janë gjetur gjurmët e të akuzuarit Velibor Manev.

“Në kokën e vajzës është gjetur edhe një shirit ngjyrë gri vetëngjitës dhe kjo është pjesë e provave”, shtoi gjyqtari Ivica Stefanovski.

Në gjykim është paraqitur edhe ekspertiza psikiatrike e të pandehurve, e cila ka rezultuar se të gjithë e kanë ditur se çfarë kanë bërë në momentin e kryerjes së krimit. 

Ndryshe, Komisioni për ankesa pranë Këshillit të Etikës në Media shprehu shqetësim dhe dënim të madh për mënyrën në të cilën disa media raportojnë për procedurën gjyqësore lidhur me vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit. Media duhet të jetë e vetëdijshme se çdo paraqitje e ekzagjeruar e detajeve për aktin e dhunës apo krimit, paraqet cenim të dinjitetit të viktimave dhe lëndon ndjenjat e të dashurve të tyre, thonë nga Këshilli.

Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovski nga Velesi u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa pak ditë më vonë, më 3 dhjetor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit.

Seanca e radhës në gjykim është caktuar për të premten, më 20 dhjetor, kur siç njoftoi sot gjyqtari Stefanovski do të prezantohen provat materiale.

Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.