Prononcohen nga “Durmo Tours”: Lajmet janë të pavërteta, qytetarët po dezinformohen!
Pas zhvillimeve dhe informacioneve të shumta që kanë qarkulluar ditët e fundit për zbulimin e rreth 600 fishekëve në autobusin e kompanisë, “Durmo Tours” ka dalë me një reagim të The post Prononcohen nga “Durmo Tours”: Lajmet janë të pavërteta, qytetarët po dezinformohen! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Pas zhvillimeve dhe informacioneve të shumta që kanë qarkulluar ditët e fundit për zbulimin e rreth 600 fishekëve në autobusin e kompanisë, “Durmo Tours” ka dalë me një reagim të fortë publik, duke i cilësuar lajmet që po shpërndahen si të pasakta, të ekzagjeruara dhe në disa raste krejtësisht të pavërteta.
Në një sqarim zyrtar, nga kompania theksojnë se ndjejnë obligim moral dhe profesional për të informuar drejt opinionin, duke ngritur shqetësimin për konfuzionin dhe panikun e panevojshëm që është krijuar tek qytetarët.
“Informacionet që po qarkullojnë në rrjete sociale dhe media të ndryshme nuk janë të sakta dhe kanë krijuar shqetësim të panevojshëm”, thuhet në reagim.
Nga “Durmo Tours” bëjnë të ditur se situata është nën kontroll dhe po menaxhohet me përgjegjësi nga institucionet përkatëse, ndërsa çdo informacion i saktë dhe i verifikuar do të publikohet vetëm përmes kanaleve zyrtare.
Ata paralajmërojnë se spekulimet dhe dezinformatat nuk i shërbejnë askujt, përkundrazi dëmtojnë të gjitha palët e përfshira.
Në fund, kompania u bën thirrje qytetarëve dhe mediave që të tregojnë kujdes maksimal në shpërndarjen e informacionit dhe të mos bien pre e lajmeve të pakonfirmuara.
“Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj”, përfundon reagimi i “Durmo Tours” nga Gostivari. Gazeta Flaka
The post Prononcohen nga “Durmo Tours”: Lajmet janë të pavërteta, qytetarët po dezinformohen! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .