Propozohet rritja e moshës për daljen në pension
Këshilli Fiskal, një institucion shtetëror i krijuar nga Kuvendi, propozoi rritjen e moshës së pensionit në 67 vjeç si pjesë e opinionit për Strategjinë Fiskale (2025-2029). Ky propozim, i paraqitur në legjislativ, kërkon që ndryshimi të hyjë në fuqi në vitin 2026 dhe të zbatohet për burrat dhe gratë, transmeton Portalb.mk. Këshilli Fiskal, qëllimi i të […]
Këshilli Fiskal, një institucion shtetëror i krijuar nga Kuvendi, propozoi rritjen e moshës së pensionit në 67 vjeç si pjesë e opinionit për Strategjinë Fiskale (2025-2029). Ky propozim, i paraqitur në legjislativ, kërkon që ndryshimi të hyjë në fuqi në vitin 2026 dhe të zbatohet për burrat dhe gratë, transmeton Portalb.mk.
Këshilli Fiskal, qëllimi i të cilit është të monitorojë sesi qeveria menaxhon buxhetin dhe borxhin publik, u krijua vitin e kaluar me mbështetjen e partnerëve të huaj. Ky organ, i konceptuar si kontroll i qëndrueshmërisë fiskale, ka tre anëtarë të propozuar nga AShAM, Enti Shtetëror i Revizionit dhe Banka Popullore e Maqedonisë. Mes tyre janë akademiku Abdulmenaf Bexheti, profesoresha Mirjana Trpeska dhe bankieri Gligor Bishev.
Këshilli Fiskal thekson rëndësinë e reformave të tilla për stabilitetin afatgjatë financiar, por reagimet e publikut dhe subjekteve politike sugjerojnë se kjo çështje do të ngjallë debate të mëtejshme.
Sipas vlerësimeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZhE), të publikuara në analizën e vitit 2023, mosha normale e pensionit do të rritet në të ardhmen. Deri në vitin 2060, Danimarka vlerësohet të ketë një moshë maksimale të daljes në pension prej 74 vjeç. Italia dhe Estonia do të pasojnë me 71 vjet për të dyja gjinitë. Luksemburgu dhe Sllovenia vlerësohet gjithashtu të kenë moshën më të ulët të daljes në pension prej 62 vjeç për të dyja gjinitë deri në vitin 2060.
Të siguruarit në Maqedoninë e Veriut kanë të drejtën e pensionit të pleqërisë kur mbushin 64 vjeç për burrat ose 62 vjeç për gratë dhe me të paktën 15 vjet përvojë.