Protesta e 29 Tetorit/Këlliçi: Aksion mbarëkombëtarë, paralizim i jetës në vend në të paktën 5 qytete
“Do të ketë një aksion mbarëkombëtar që fokusin kryesor do ta ketë në Tiranë”, kështu është shprehur drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi sa i takon protestës së 29 Tetorit. Në një bisedë në studion e Klan News, Këlliçi thekson se protesta do të jetë pjesë e mosbindjes civile ku për një periudhë […]
“Do të ketë një aksion mbarëkombëtar që fokusin kryesor do ta ketë në Tiranë”, kështu është shprehur drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi sa i takon protestës së 29 Tetorit.
Në një bisedë në studion e Klan News, Këlliçi thekson se protesta do të jetë pjesë e mosbindjes civile ku për një periudhë ende të pacaktuar do të paralizohet jeta në 5 qytete të ndryshme të vendit.
-Çfarë do të ndodhë në datën 29 Tetor që është paralajmëruar një protestë tjetër?
Belind Këlliçi: Do të ketë një aksion mbarëkombëtar që fokusin kryesor do ta ketë në Tiranë. Tirana do të mbajë peshën kryesore të protestës. Do të jetë një protestë kombëtare që do të synohet paralizimi i jetës në vend për një periudhë ende të pacaktuar pasi nuk është marrë vendimi përfundimtar. Protesta nuk do të jetë vetëm në Tiranë, do të jetë edhe në qytete të tjera. Para pak çastesh kemi përfunduar mbledhjen me drejtuesit politik ku janë diskutuar detajet. Detajet do të formalizohen edhe gjatë fundjavës dhe të hënë e të martë të gjithë do të jemi në terren për të mundësuar atë aksion mbarëkombëtar që në datë 29 është thirrur nga ana e Partisë Demokratike dhe do të ekzekutohet nga Partia Demokratike. Mbetet për tu pare, nuk mund t’jua themi sot sepse ende nuk kemi të gjitha detajet të finalizuara.
Një prej formave të mosbindjes civile do të përdoret ditën e martë në datën 29 rreth orës 17:00 të pasditës në të paktën 5 qytete të ndryshme të vendit ku do ta shihni që për një periudhë të caktuar do të ketë një… Qytetet janë ende në diskutim me drejtuesit politik, me koordinatorët rajonal të PD sepse është një aksion serioz, që do organizim serioz dhe përgjegjësi reale e konkrete.
Ndërsa sa i takon protestës së deputetëve demokrat në Parlamentin Europian, Këlliçi shprehet se atje kanë shkuar për të ndërgjegjësuar eurodeputetët me faktin që në Shqipëri nuk ka një drejtësi funksionale. Ai u shpreh se aktiviteti i tyre ishte lajmëruar më parë dhe nuk kishte lidhje më vizitën e Ursula von der Leyen në Shqipëri.
Belind Këlliçi: Në Parlamentin Europian është shkuar për të ndërgjegjësuar Parlamentin Europian në raport me shtetin e të drejtës në Shqipëri, me rendin kushtetues në vend dhe me faktin që në Shqipëri nuk ka një drejtësi funksionale.