Protesta në Tiranë: Bllokohet qarkullimi në bulevard, pjesëmarrës edhe Ilir Meta
Protesta e opozitës në Shqipëri ka nisur, e cila këtë të hënë është pa një skenar të qartë dhe pa fjalime nga drejtuesit politikë të Partisë Demokratike apo partive të tjera opozitare. Protestës së thirrur nga PD-ja në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë, i është bashkuar edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, […]
Protesta e opozitës në Shqipëri ka nisur, e cila këtë të hënë është pa një skenar të qartë dhe pa fjalime nga drejtuesit politikë të Partisë Demokratike apo partive të tjera opozitare.
Protestës së thirrur nga PD-ja në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë, i është bashkuar edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe përfaqësues të kësaj force opozitare.
Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa kanë bllokuar fillimisht rrugën te Bashkia e Tiranës, raporton A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.
Mësohet se në momentet e para ka pasur edhe tension mes protestuesve dhe qytetarëve që kanë qenë duke lëvizur me automjete, por më pas gjithçka është qetësuar.
Më herët një gome i është vendosur flaka nga disa protestues përpara objektit të Presidencës, e cila është shuar me shpejtësi nga policia.