PS kundër shtyrjes së afatit të Komisionit Hetimor në Shëndetësi, Ndreca: S’ka sens, u penalizuat nga aksioni juaj politik

Partia Socialiste nuk e ka mirëpritur kërkesën e PD për të shtyrë sërish afatin e Komisionit hetimor të Shëndetësisë. Nënkryetari socialist, Plarent Ndreca tha se ka më sens që të bëhet sërish shtyrje, ndërsa theksoi se opozita u përjashtua për shkak të aksionit të saj politik, por këto masa u morën nga Kuvendi dhe jo […]

Nëntor 8, 2024 - 16:00
 0  7
PS kundër shtyrjes së afatit të Komisionit Hetimor në Shëndetësi, Ndreca: S’ka sens, u penalizuat nga aksioni juaj politik

Partia Socialiste nuk e ka mirëpritur kërkesën e PD për të shtyrë sërish afatin e Komisionit hetimor të Shëndetësisë. Nënkryetari socialist, Plarent Ndreca tha se ka më sens që të bëhet sërish shtyrje, ndërsa theksoi se opozita u përjashtua për shkak të aksionit të saj politik, por këto masa u morën nga Kuvendi dhe jo komisioni.

Ndreca: Ne kemi bërë shtyrjen me këtë lloj dëshirë që ne ta bëjmë këtë komision sëbashku. Nuk ka pasur në asnjë moment nga ana e mazhorancës që ky komision të bëhej pa prezencën tuaj.  Aksionet tuaja politike sollën pasojë marrjen e masave që s’janë marrë në këtë komision, por diku tjetër.

(Ilir Metaj ngre zërin)

Vokshi: Kujt ia ngre zërin ti… jemi këtu për të hetuar për një komision që e kemi kërkuar vetë.

Ilir Metaj: Bëni aty dërr dërr

Vokshi: Mos e ngri zërin se do përjashtohesh, kujtoni se do na shkelni me këmbë ju. Aksionin politik e tregojmë në vende të tjera, këtë komision nuk e kemi lidhur me aksionin politik, mos devijo nga e vërteta.

Vokshi-Ilir Metajt: Mos devijo, se për këtë punë të kanë sjellë këtu.

Ndreca: Gjykata e vlerësoi, nuk kanë fuqi prapavepruese, kjo nuk funksionon kështu. Unë po them që kërkesa të zhbëjmë çfarë është bërë, ndërkohë që në komision kanë qenë përfaqësuesit tuaj. Kanë qenë katër anëtarë komisioni që kishin mundësinë të ishin prezent për të bërë pyetje. Ne nuk kishim seanca me votim, ishim në seanca pyetjesh. Mundësia nuk i është hequr opozitës për të qenë prezent, nuk ishte seancë më votim, ishte seancë pyetjesh. Ka qenë edhe kryetarja madje, nuk kemi hequr mundësinë për opozitën, ne me kryetaren e komisionit kemi patur dakordësi të plotë, qëllimi ka qenë ta bëjmë bashkë, por duke respektuar edhe afatet që na kishte caktuar seanca plenare. Unë mendoj që nuk ka më sens që të bëjmë shtyrje pas shtyrje, besoj që ia dalim, e kemi gjithë mundësinë për ta bërë. Sa i përket dëshmitarëve që nuk kanë ardhur, jam dakord me ju, të thirren sipas parashikimeve ligjore.

Kundër doli edhe deputeti socialist Petro Koçi.

“E kemi shtyrë dy herë, nuk mendoj se do jetë serioze të bëjmë një shtyrje të tretë. Jam dakord të ushtrojmë instrumente shtrëngues për të gjithë ata dëshmitarë që janë të domosdoshëm. Me këtë lloj taktike që hajde ta mbajmë komision gjatë që të rrimë në media dhe e kthejmë nga një seancë pyetëse në konferenca shtypi, kjo nuk shkon”, vijoi Koçi.