Ndalimi i gazetarëve shqiptarë në kufirin grek dje, reagon Rama: Absurd, keqardhje

Kryeministri Edi Rama ka nisur në Selanik takimin me shqiptarët që jetojnë në Greqi. Që në fillim të fjalës së tij, kreu i qeverisë pati një reagim në lidhje me ndalimin e gazetarëve shqiptarë ditën e djeshme në kufirin me shtetin fqëinj. “Dua t’u shpreh keqardhjen të gjithë gazetarëve të ardhur dje nga Shqipëri të […]

Nëntor 3, 2024 - 16:01
 0  7
Ndalimi i gazetarëve shqiptarë në kufirin grek dje, reagon Rama: Absurd, keqardhje

Kryeministri Edi Rama ka nisur në Selanik takimin me shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Që në fillim të fjalës së tij, kreu i qeverisë pati një reagim në lidhje me ndalimin e gazetarëve shqiptarë ditën e djeshme në kufirin me shtetin fqëinj.

“Dua t’u shpreh keqardhjen të gjithë gazetarëve të ardhur dje nga Shqipëri të cilët u bllokuan disa orë në kufi për arsye të panjohur prej ne, por dua të falënderoj ministrin e jashtëm grek për ndërhyrjen e tij dhe zhbllokimin e një situata absurde që kurrë nuk i ka ndodhur për asnjë arsye në kufirin hyrën në Shqipëri”-tha Rama