Pse shteti intervenon vetëm pasi ndodhin fatkeqësitë?
Vetëm dy ditë pas një aksidenti të rëndë me pasoja fatale në lagjen Çair të Shkupit, policia ka ndërmarrë një aksion të përforcuar për kontrollin e motoçiklistëve në disa zona The post Pse shteti intervenon vetëm pasi ndodhin fatkeqësitë? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Vetëm dy ditë pas një aksidenti të rëndë me pasoja fatale në lagjen Çair të Shkupit, policia ka ndërmarrë një aksion të përforcuar për kontrollin e motoçiklistëve në disa zona të qytetit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, aksioni është realizuar më 15 mars 2026 në periudhën nga ora 11:00 deri në 20:00 në zonat Qendër, Aerodrom, Bit Pazar dhe Çair. Kontrollet janë zhvilluar nga Drejtoria për Siguri të Trafikut Rrugor në bashkëpunim me Njësinë për Siguri dhe Eskortë të Trafikut.
Gjatë nëntë orëve të kontrollit janë evidentuar 91 shkelje të rregullave të trafikut nga drejtuesit e motoçikletave, biçikletave me motor ndihmës, tricikleve dhe katërçikleve. Nga këto, shtatë raste janë proceduar me kallëzim penal për drejtim të pamatur të mjetit motorik. Prej tyre, gjashtë persona janë kapur duke drejtuar pa patentë shoferi, ndërsa një drejtues është kapur duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit mbi 1.50 promil. Tre nga kallëzimet penale janë kundër personave të mitur.
Policia ka shqiptuar gjithashtu 17 masa për drejtim të mjetit në kategori të papërshtatshme, 13 gjoba për drejtim të biçikletave me motor ndihmës pa leje drejtimi, si dhe 43 masa për drejtim pa helmetë mbrojtëse. Janë evidentuar edhe tre motoçikleta të paregjistruara, një rast i drejtimit nën ndikimin e alkoolit dhe shtatë shkelje të tjera të ndryshme.
Gjatë aksionit është konfiskuar një motoçikletë për drejtim të pamatur, ndërsa dy motoçikleta të paregjistruara për më shumë se gjashtë muaj janë sekuestruar përkohësisht.
Nga policia theksojnë se kontrollet e tilla do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim.
Ky aksion vjen vetëm dy ditë pasi një motoçiklist humbi jetën në një aksident të rëndë trafiku në lagjen Çair të Shkupit. Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, përplasja ka qenë shumë e fuqishme dhe drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vend, ndërsa ekipet e ndihmës së shpejtë vetëm kanë konstatuar vdekjen.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa ngjarja ka rikthyer sërish debatin publik: a duhet që kontrollet dhe masat parandaluese të ndërmerren vetëm pasi ndodhin tragjeditë në rrugë? Gazeta Flaka
The post Pse shteti intervenon vetëm pasi ndodhin fatkeqësitë? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .