Punësimet në KEK, Hoti: Në termocentralin me gaz amerikan do të punësoheshin trefish më shumë, do të kishte furnizim stabil me rrymë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se me projektin e termocentralit të gazit amerikan do të punësoheshin trefish më shumë punëtorë sesa numri i punëtorëve aktualë në KEK. Nga opozita thonë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka refuzuar atë projekt. Por, opozita kishte akuzuar pushtetin edhe për nepotizëm

Jan 7, 2025 - 01:00
 0  4
Punësimet në KEK, Hoti: Në termocentralin me gaz amerikan do të punësoheshin trefish më shumë, do të kishte furnizim stabil me rrymë
punesimet-ne-kek,-hoti:-ne-termocentralin-me-gaz-amerikan-do-te-punesoheshin-trefish-me-shume,-do-te-kishte-furnizim-stabil-me-rryme

punesimet-ne-kek,-hoti:-ne-termocentralin-me-gaz-amerikan-do-te-punesoheshin-trefish-me-shume,-do-te-kishte-furnizim-stabil-me-rryme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se me projektin e termocentralit të gazit amerikan do të punësoheshin trefish më shumë punëtorë sesa numri i punëtorëve aktualë në KEK.

Nga opozita thonë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka refuzuar atë projekt. Por, opozita kishte akuzuar pushtetin edhe për nepotizëm në KEK.

Por, Hoti thotë se LDK-ja nuk ka hequr dorë, ai projekt do bëhet prioritet pas 9 shkurtit.

“Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KEK do të punësoheshin në termocentralin me gaz amerikan.  Për më tepër, do të kishim furnizim stabil me energji elektrike e jo ndërprerje me ditë të tëra gjithandej nëpër Kosovë. Por, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kemi hequr dorë nga ai projekt i rëndësisë kombëtare për Kosovën. Do ta bëjmë me prioritet pas 9 shkurtit”, ka thënë Hoti.