Punëtorët edhe sot ishin në terren për të pastruar mbeturinat në kryeqytet

Erxhan Asani, këtë të diele ishte i angazhuar në pastrimin e shkallëve përskaj lumit Vardar në Shkup. Si shkon pastrimi? “Për shkak se nuk është pastruar kohë të gjatë po por kur të mirëmbahet çdo periudhë që ka nevojë të pastrohet do të jetë siç duhet”, tha Erxhan Asani – Punëtor i pastrimit . Në […]

Nëntor 9, 2025 - 15:30
 0
Punëtorët edhe sot ishin në terren për të pastruar mbeturinat në kryeqytet

Erxhan Asani, këtë të diele ishte i angazhuar në pastrimin e shkallëve përskaj lumit Vardar në Shkup.

Si shkon pastrimi?

“Për shkak se nuk është pastruar kohë të gjatë po por kur të mirëmbahet çdo periudhë që ka nevojë të pastrohet do të jetë siç duhet”, tha Erxhan Asani – Punëtor i pastrimit .

Në aksionin e pastrimit të Shkupit ishin angazhuar edhe shumë persona të tjerë, ndërsa në Vardar, ekskavatori edhe sot ishte aktiv në pastrimin e lumit.

”Gjithçka mirë vetëm keq është me rrjedhën e lumit Vardar që mbeturinat përsëri përfundojnë në lume ato duhet të hiqen me kamionë, kjo sipas meje nuk është pastrim, do të shohim, tani filluan”, tha një qytetar.

Në disa lokacione të Shkupit edhe më tej kontejnerët vazhdojnë të mbeten të stërmbushur me mbeturina.

Anketë me qytetarë

“Ka edhe shumë mbeturina si në Aerodrom që është tmerr por ajo është, nëse arrin mirë nëse jo do vazhdojnë edhe më tej të njëjtën.”

”Duhet edhe qytetarët të vetëdijesohen, duhet të mbajmë llogari se ku hedhim mbeturina, kjo është e turpshme.”

”Mendoj se nuk do të zgjasë shumë, sepse ne dimë përsëri të hedhim mbeturina.”
Aksioni i pastrimit të Shkupit nga mbeturinat ishte premtim parazgjedhor i kryetarit të ri të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ndërsa filloi të realizohet të premten në ora 20:30. Por se sa ton mbeturina janë larguar nga ky aksion, nga Higjiena Komunale ende nuk kemi të dhëna.