Pyetjet e Selmanit për VLEN-in: Kandidat i Butelit me adresë në Çair?
Aktivsitje e shoqërisë civile Nafie Selmani, ka dalë me një sërë pyetjesh publike ndaj koalicionit qeverisës VLEN, duke i akuzuar për mashtrime dhe dredhi parazgjedhore. Selmani pyet hapur nëse është The post Pyetjet e Selmanit për VLEN-in: Kandidat i Butelit me adresë në Çair? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Aktivsitje e shoqërisë civile Nafie Selmani, ka dalë me një sërë pyetjesh publike ndaj koalicionit qeverisës VLEN, duke i akuzuar për mashtrime dhe dredhi parazgjedhore.
Selmani pyet hapur nëse është e vërtetë që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka refuzuar kandidaturën e kandidatit të Alternativës (VLEN) për Komunën e Butelit, me arsyetimin se ky kandidat jeton dhe e ka adresën në Çair.
“A është e vërtetë që keni tentuar ta ndryshoni adresën e kandidatit për ta paraqitur sikur jeton në Butel?”, ngre pikëpyetje Selmani, duke shtuar se këto veprime përbëjnë manipulim të pastër elektoral.
Sipas saj, ky veprim është jo vetëm një fyerje për banorët e Butelit, por edhe për qytetarët e Çairit.
“Çfarë përfaqësojnë për ju këto dredhi parazgjedhore? A nuk është kjo fyese për banorët e Butelit por edhe të Çairit?”, theksoi Selmani.
Duke e lidhur këtë rast me sloganet e “ndryshimit” të premtuar nga VLEN, Selmani paralajmëron se një mashtrim i tillë në nisje të garës është tregues i asaj që mund të ndodhë më vonë.
“Nëse na mashtroni kështu akoma pa filluar gara, sa mund të mashtroni nëse eventualisht fitoni ndonjë komunë?”, deklaroi ajo.
Në fund, Nafie Selmani e përmbylli me një pyetje retorike të drejtuar drejt udhëheqjes së VLEN-it:
“Dhe pyetja e fundit: A është ky ‘ndryshimi’ juaj, për të cilin ne ju besuam, votuam, e më pas na mashtruat dhe na tradhtuat?” Flaka
The post Pyetjet e Selmanit për VLEN-in: Kandidat i Butelit me adresë në Çair? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
