Bujar Osmani me urim për Edi Ramën pas rizgjedhjes: “Mbështetja juaj, frymëzim për rrugëtimin euroatlantik”
Ish-ministri i Jashtëm dhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, i është drejtuar me një mesazh urimi kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e rizgjedhjes së tij. “I dashur Kryeministër The post Bujar Osmani me urim për Edi Ramën pas rizgjedhjes: “Mbështetja juaj, frymëzim për rrugëtimin euroatlantik” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ish-ministri i Jashtëm dhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, i është drejtuar me një mesazh urimi kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e rizgjedhjes së tij.
“I dashur Kryeministër Rama, kam pasur privilegjin të dëshmoj përkrahjen dhe angazhimin Tuaj të vazhdueshëm në mbështetje të rrugëtimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit në tërësi. Ky vizion i përbashkët ka shërbyer si frymëzim dhe udhërrëfyes për forcimin e perspektivës sonë euroatlantike”, shkruan Osmani.
Ai ka shprehur gjithashtu gëzimin për suksesin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE mbetet një nevojë strategjike pa alternativë.
“Ju përcjell urimet më të përzemërta për rizgjedhjen Tuaj dhe shumë suksese në përmbushjen e përgjegjësive të larta shtetërore”, përmbyll mesazhin e tij Bujar Osmani. Flaka
The post Bujar Osmani me urim për Edi Ramën pas rizgjedhjes: “Mbështetja juaj, frymëzim për rrugëtimin euroatlantik” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
