PZAP ia hedh poshtë ankesën VV’së për anulimin e vendimit të KQZ’së për certifikimin e Srpskas

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa e ka hedhur poshtë ankesën e VV’së për certifikimin e Listës Serbe. Në vendim thuhet se “HUDHET poshtë e palejuar ankesa Anr. 16/2025 e datës 08.01.2025, e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, paraqitur kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, me të cilën ka kërkuar që

Jan 9, 2025 - 18:00
 0  3
PZAP ia hedh poshtë ankesën VV’së për anulimin e vendimit të KQZ’së për certifikimin e Srpskas
pzap-ia-hedh-poshte-ankesen-vv’se-per-anulimin-e-vendimit-te-kqz’se-per-certifikimin-e-srpskas

pzap-ia-hedh-poshte-ankesen-vv’se-per-anulimin-e-vendimit-te-kqz’se-per-certifikimin-e-srpskas

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa e ka hedhur poshtë ankesën e VV’së për certifikimin e Listës Serbe.

Në vendim thuhet se “HUDHET poshtë e palejuar ankesa Anr. 16/2025 e datës 08.01.2025, e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, paraqitur kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, me të cilën ka kërkuar që të anulohet Vendimi i KQZ-së Nr. 01/2328-2024, i datës 31.12.2024, dhe të urdhërohet KQZ, të nxjerr vendim”.

Lista Serbe s’kishte arritur të certifikohet në mbledhjen e KQZ’së mirëpo pas ankesës, PZAP i kishte dhënë të drejtë kësaj partie.Kështu, VV më 2 janar ishte ankuar prapë në PZAP kundër vendimit për certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje. Sipas tyre certifikimi i Srpskas është i paligjshëm./GazetaExpress/