Qeveria: Buxheti për vitin 2025 premton paga më të larta dhe zhvillim të fortë ekonomik
Qeveria sot përmes një kumtese njoftoi se ekonomia është prioritet i saj dhe se buxheti për vitin 2025 premton paga më të larta, bum investimesh, zhvillim të fuqishëm ekonomik dhe cilësi më të mirë të jetës për qytetarët. Ajo është e angazhuar, siç informon shërbimi për shtyp qeveritar, për transformim ekonomik dhe premton rritje të […]
Qeveria sot përmes një kumtese njoftoi se ekonomia është prioritet i saj dhe se buxheti për vitin 2025 premton paga më të larta, bum investimesh, zhvillim të fuqishëm ekonomik dhe cilësi më të mirë të jetës për qytetarët. Ajo është e angazhuar, siç informon shërbimi për shtyp qeveritar, për transformim ekonomik dhe premton rritje të PBB-së, por edhe investime të reja të huaja direkte që do të gjenerojnë rritje dhe zhvillim.
“Buxheti për vitin 2025 është zhvillimor dhe premton paga më të larta, investime dhe zhvillim ekonomik të shtetit. Për vitin 2025, Qeveria është e përkushtuar për transformimin e plotë të Maqedonisë dhe përmirësimin e standardit të jetesës për qytetarët. Prioritet dhe qëllim është të sigurojmë jetë më cilësore për të gjithë qytetarët, të ardhme dhe prosperitet të Maqedonisë”, thuhet në kumesën e Qeverisë.
Për këtë, shtojnë, në buxhetin e vitit 2025 parashikojmë mjete për rritjen e pensioneve. Me këtë parashikojmë 105 miliardë denarë për pensione, gjegjësisht 2500 denarë pensione më të larta në mars për pensionistët. Me këtë ne përmbushim premtimin për pensione më të larta për mbi 330 mijë pensionistë. Gjithashtu, për pagesën e pagave janë paraparë 48 miliardë denarë në normën për paga dhe 2 miliardë denarë shtesë bllok-dotacione për rritjen e pagave në arsim. Parashikojmë 14,5 miliardë denarë për përkrahje të kategorive vulnerabël, ndërsa për shëndetësi sigurojmë 5,2 miliardë denarë më shumë ose gjithsej 53,4 miliardë denarë.
Nga Qeveria po ashtu theksojnë se buxheti për vitin 2025 parasheh rritje të pagave për punëtorët në arsim dhe mësimdhënësit, si dhe rritje të pagave në shëndetësi, punonjësit shëndetësor dhe personelin mjekësor.
Ata theksojnë se punojnë me përkushtim dhe përgjegjësi për ekonominë dhe se tashmë kanë dhënë 250 milionë euro, siç shprehen ata, për një bum investimesh në komuna për ndërtimin e shkollave, kopshteve, infrastrukturës rrugore dhe ujore.
“Mjetet që i vëmë në dispozicion nëpërmjet bankave në formën e kredive super të lira, pra me një normë interesi prej 1.95 për qind, deri në tre vjet grejs periudhë dhe deri në 15 vjet afat të pagesës në varësi të nevojave të kompanive. Kjo do të thotë se do të kemi një valë investimesh ndoshta 800 milionë euro. Të gjitha kompanitë do të kenë mundësi t’i investojnë këto mjete në asete bazë për punë, në burime të rinovueshme të energjisë, si dhe në objekte për nevojat e tyre, si dhe të marrin pjesë në projekte që do të investohen nga komunat”, thuhet në kumtesë.
Ne angazhohemi, theksojnë nga Qeveria, para qytetarëve të transformimit ekonomik dhe premtojmë rritje të PBB-së, por edhe investime të reja të huaja direkte që do të gjenerojnë rritje dhe zhvillim.
“Në të njëjtën, e shtrimë dorën për dialog me sindikatat dhe punëdhënësit, që bashkërisht të marrim vendime në interes të qytetarëve. Angazhimi dhe politika jonë është të krijojmë të ardhme për të gjithë, të sjellim ndryshime dhe ta kthejmë Maqedoninë në rrugën e duhur. Ekonomia është prioriteti ynë”, thuhet në kumtesë.