Qeveria e Mickoskit merr borxh tjetër, ja sa miliona

Një huazim i madh shtetëror prej 74 milionë eurosh po ndodh këto ditë. Informacionin e ka publikuar Bursa e Maqedonisë së Veriut për letrat me vlerë afatgjatë, duke informuar se nga sot në bursë do të listohen tri obligacione shtetërore, vlera e të cilave është 73,8 milionë euro. Obligacioni i parë i qeverisë është në […]

tetor 24, 2024 - 14:00
 0  5
Qeveria e Mickoskit merr borxh tjetër, ja sa miliona

Një huazim i madh shtetëror prej 74 milionë eurosh po ndodh këto ditë.

Informacionin e ka publikuar Bursa e Maqedonisë së Veriut për letrat me vlerë afatgjatë, duke informuar se nga sot në bursë do të listohen tri obligacione shtetërore, vlera e të cilave është 73,8 milionë euro.

Obligacioni i parë i qeverisë është në vlerën 22.66 milionë euro. Është lëshuar më 19 të këtij muaji dhe paratë do të na duhet t’i kthejmë pas tre vitesh, ose më saktë në të njëjtën datë, në vitin 2027. Kjo do të thotë se pas një periudhe më të gjatë, hyn në lojë edhe një obligacion shtetëror trevjeçar dhe pikërisht për shkak të afatit më të shkurtër, interesi është më i ulët dhe arrin në 3.95 për qind. Këto janë obligacione shtetërore pa klauzolë valutore.

Obligacioni i dytë i qeverisë është në vlerën 9.38 milionë euro dhe bëhet fjalë edhe për obligacionet shtetërore pa klauzolë valutore. Afati i shlyerjes së tij është 15 vjet, domethënë vendi do të duhet të shlyejë të gjitha deri në vitin 2039, që do të thotë se është një obligacion 15-vjeçar i qeverisë. Për shkak të afatit më të gjatë të shlyerjes, interesi i tij është mjaft më i lartë dhe arrin në 5.6 për qind.

Ndërsa pjesa e tretë e obligacioneve të qeverisë janë në vlerën më të lartë, pra 31.72 milionë euro. Bëhet fjalë edhe për obligacionet shtetërore pa klauzolë valutore, të cilat do të shlyhen më së voni deri në vitin 2039 dhe për përdorimin e këtyre parave do të paguajmë edhe një interes prej 5.6 për qind. (INA)