Ursula von der Leyen: Zgjerimi mbetet prioritet i BE-së, nevojitet realizimi i reformave
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë qëndrimit në Shkup deklaroi se zgjerimi mbetet një ndër prioritet e BE-së, megjithatë përkujtoi autoritetet vendore në përmbushjen e obligimeve, përfshi dhe ndryshimet kushtetuese. “Me dialog të përbashkët besoj se të gjitha forcat politike në vend do të bashkohen dhe do t’i ndërmarrin hapat e rëndësishëm […]
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë qëndrimit në Shkup deklaroi se zgjerimi mbetet një ndër prioritet e BE-së, megjithatë përkujtoi autoritetet vendore në përmbushjen e obligimeve, përfshi dhe ndryshimet kushtetuese.
“Me dialog të përbashkët besoj se të gjitha forcat politike në vend do të bashkohen dhe do t’i ndërmarrin hapat e rëndësishëm për përparim. Dhe jam e bindur se do të mund t’i tejkalojmë pengesat të cilat akoma ekzistojnë. I dashur Hiristijan të jeni të sigurt se zgjerimi do të mbetet një prioritet i lartë i BE-së”, tha Ursula von der Leyen, kryetare e Komisionit Evropian. /Alsat.mk