Fitoi Maqedonia e Veriut, Qamili shënoi golin e dytë
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka arritur të fiton sonte në Riga kundër ekipit të Letonisë në kuadër të ndeshjeve të UEFA Nations League, transmeton Portalb.mk. Në një ndeshje jo aq dinamike, mysafirët arritën të shënojnë në pjesën e parë të ndeshjes përmes Atanasovit. Në pjesën e dytë të ndeshjes, Lirim Qamili arriti […]
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka arritur të fiton sonte në Riga kundër ekipit të Letonisë në kuadër të ndeshjeve të UEFA Nations League, transmeton Portalb.mk.
Në një ndeshje jo aq dinamike, mysafirët arritën të shënojnë në pjesën e parë të ndeshjes përmes Atanasovit.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, Lirim Qamili arriti të shënojë pas një kundërsulmi të ekipit të Maqedonisë së Veriut. Në minutat shtesë, në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Elmasi, për të përmbyllur ndeshjen me rezultat 0-3.
Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, këtë ndeshje e filloi me Dimitrievskin; Ashkovskin, Musliun, Manevin, Alioskin; Alimin, Bardhin, Atanasovin; Elmasin, Miovskin dhe Babunskin.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut e udhëhequr nga kapiteni Enis Bardhi gjendet në pozitën e parë me shtatë pikë nga tri ndeshjet e zhvilluara.
Ndeshja e ardhshme e Maqedonisë së Veriut do të jetë kundër Armenisë më 13 tetor, duke filluar prej orës 18:00.