Qeveria e RMV-së e miratoi informacionin për blerjen e 120 autobusëve ekologjikë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 65 ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin e Ministrisë së Transportit në lidhje me letrat e interesit të dorëzuara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale për nevojën e blerjes së autobusëve ekologjikë për transport publik, transmeton Portalb.mk. “Duke pasur parasysh mjetet financiare të siguruara në kuadër të buxhetit të […]


Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 65 ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin e Ministrisë së Transportit në lidhje me letrat e interesit të dorëzuara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale për nevojën e blerjes së autobusëve ekologjikë për transport publik, transmeton Portalb.mk.
“Duke pasur parasysh mjetet financiare të siguruara në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Transportit për këtë qëllim, është paraparë blerja e 120 autobusëve ekologjikë, nga të cilët 80 janë urgjentisht të nevojshëm për qarkullimin e NQP Shkup-Shkup dhe përmirësimin e transportit publik, ndërsa 40 të tjerët do të shpërndahen sipas arsyeshmërisë ekonomike dhe nevojave reale të secilës njësi të vetëqeverisjes lokale”, informuan nga Qeveria.
Nga atje thonë se blerja e autobusëve ekologjikë për transport publik do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët, si dhe në uljen e ndotjes së ajrit në komunat, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Kujtojmë se viteve të fundit transporti publik në kryeqytet ka qenë në kolaps dhe është përballur me probleme të mëdha.