Ministria e Arsimit e shpalli konkursin për regjistrim në shkollat e mesme

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka shpallur konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat ​​e mesme publike për vitin akademik 2025/2026, transmeton Portalb.mk. Nxënësit e klasës së nëntë do të mund të regjistrohen në mënyrë elektronike, përmes lidhjes (linkut) në sistemin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit, përmes llogarive të tyre të përdoruesve […]

Prill 1, 2025 - 17:00
 0  5
Ministria e Arsimit e shpalli konkursin për regjistrim në shkollat e mesme
Protestë nga nxënësit, prindërit dhe drejtoria e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë për mospërfshirjen e nxënësve të shëndetësisë në bursat për paralelet duale. Foto: Fisnik Xhelili (26.10.2023)

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka shpallur konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat ​​e mesme publike për vitin akademik 2025/2026, transmeton Portalb.mk.

Nxënësit e klasës së nëntë do të mund të regjistrohen në mënyrë elektronike, përmes lidhjes (linkut) në sistemin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit, përmes llogarive të tyre të përdoruesve në schools.mk.

Në periudhën e regjistrimit të qershorit, regjistrimi i parë elektronik i nxënësve do të kryhet nga data 14 qershor deri më 17 qershor.

“Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet në datën 18 qershor nga ora 08:00 deri në 19:00 dhe në datën 19 qershor nga ora 08:00 deri në 17:00. Çdo shkollë do të publikojë listën përfundimtare të renditjes me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e disponueshme në datën 20 qershor, jo më vonë se ora 12:00, në një vend publik të shkollës dhe/ose në faqen e shkollës”, thuhet në konkurs.

Aty ku ka interes më të madh se sa ishte parashikuar, pra në ato shkolla ku ka më shumë kandidatë me rezultate të shkëlqyera në krahasim me numrin e vendeve të disponueshme, do të organizohet test kualifikimi dhe do të mbahet më 23 qershor. Renditja përfundimtare me rezultatet do të publikohet më 23 qershor, në një vend publik në shkollë dhe/ose në faqen e shkollës.

Regjistrimi i dytë elektronik i nxënësve do të bëhet në datën 30 qershor. Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet më datë 1 korrik nga ora 10:00 deri në orën 19:00.

Çdo shkollë do të publikojë listën përfundimtare të renditjes me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e disponueshme më datë 2 korrik, jo më vonë se ora 12:00, në një vend publik të shkollës dhe/ose në faqen e shkollës.