Rënie e prodhimit dhe numrit të punëtorëve në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e rënie e numrit të të punësuarve dhe prodhimit në industri në muajin nëntor, krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit nëntor të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon […]

dhjetor 30, 2024 - 20:00
 0  6
Rënie e prodhimit dhe numrit të punëtorëve në industrinë e Maqedonisë së Veriut
Fabrikë në Maqedoninë e Veriut. Foto nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e rënie e numrit të të punësuarve dhe prodhimit në industri në muajin nëntor, krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit nëntor të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Energjia për 4.5 % dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 24.6 % derisa rënie vërehet te Produktet kapitale për 1.7 %, Produktet intermediare, përveç energjisë për 6.4 % Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 8.2 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Brenda një viti, numri i punëtorëve ka shënuar ulje për 4 përqind, , ndërsa prodhimi për 3.5 përqind.

“Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin nëntor të vitit 2024, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 6.6 %, Prodhimet kapitale për 11.1 %, dhe Prodhime jo të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 6.9 %, derisa rritje u vërejt te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 4.3 %, dhe Prodhime të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 36.2 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Te reparti i prodhimit të duhanit ka pasur ulje të numrit të punëtorëve për 16.4 përqind, ndërkohë ka pasur rritje të prodhimit për 144.4 përqind.