Qeveria e RMV-së sot ka ndarë 20 milionë euro për parkingun nëntokësorë në Çarshinë e Shkupit, paralajmëroi Mexhiti

Në sheshin “Skenderbeu” në Çarshinë e vjetër të Shkupit pritet të investohen 20 milionë euro për krijimin e parkingut nëntokësor. Këtë e paralajmëroi zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, transmeton Portalb.mk. “Qeveria ka vendosur të ndajë 20 milionë euro për financimin e projektit për ndërtimin e një garazhi nëntokësor shumëkatësh pranë Sheshit Skënderbeu në Shkup. Ky projekt shumëvjeçar […]

Nëntor 27, 2024 - 01:00
 0  4
Qeveria e RMV-së sot ka ndarë 20 milionë euro për parkingun nëntokësorë në Çarshinë e Shkupit, paralajmëroi Mexhiti
Çarshia e Vjetër e Shkupit, foto nga Portalb.mk

Në sheshin “Skenderbeu” në Çarshinë e vjetër të Shkupit pritet të investohen 20 milionë euro për krijimin e parkingut nëntokësor. Këtë e paralajmëroi zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria ka vendosur të ndajë 20 milionë euro për financimin e projektit për ndërtimin e një garazhi nëntokësor shumëkatësh pranë Sheshit Skënderbeu në Shkup. Ky projekt shumëvjeçar parashikon ndërtimin e 371 vendeve të  reja për parkim, të shpërndara në dy nivele nëntokësore me një sipërfaqe totale prej më shumë se 13,000 metra  katrorë”, sqaroi Mexhiti.

Ai sqaroi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka marrë këtë vendim për ndërtimin e parkingut nëntokësor, ku pritet sigurimi i vendparkimeve edhe për personat me nevoja të veçanta.

“Në periudhën e ardhshme, do të punojmë që projekti të realizohet në një kohë sa më të shkurtër dhe me
cilësinë më të lartë. Do të sigurojmë transparencë dhe llogaridhënie në të gjitha fazat e realizimit, me qëllim që të përmbushim besimin dhe pritshmëritë e qytetarëve”, deklaroi Mexhiti, duke mos specifikuar kohën.