Qeveria solli vendim: Paga minimale do të rritet për 2.685 denarë

Qeveria ka njoftuar se sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt të 63-të. Në kuadër të saj, siç njoftojnë nga shërbimi medial, Qeveria ka sjell vendim që paga minimale të rritet për 2.685 denarë në shumën bruto. “Miratoi informacionin për përcaktimin e pagës minimale për vitin 2025, duke zbatuar kriteret e përcaktuara me ligj ku paga […]

Mars 25, 2025 - 20:00
 0  4
Qeveria solli vendim: Paga minimale do të rritet për 2.685 denarë

Qeveria ka njoftuar se sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt të 63-të.

Në kuadër të saj, siç njoftojnë nga shërbimi medial, Qeveria ka sjell vendim që paga minimale të rritet për 2.685 denarë në shumën bruto.

“Miratoi informacionin për përcaktimin e pagës minimale për vitin 2025, duke zbatuar kriteret e përcaktuara me ligj ku paga minimale për vitin 2025 do të shënojë rritje prej 2,685 denarë në shumën bruto, përkatësisht 1,812 denarë në shumën neto”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Nga atje premtojnë se do të vazhdojnë të punojnë në përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.

“Qeveria vazhdimisht punon për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve përmes rritjes së qëndrueshme të ekonomisë”, thuhet në kumtesën.