Qytetarët e RMV-së deri në moshën 35 vjeçare mund të aplikojnë për çmimin në vlerë 130 mijë denarë
Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut deri në moshën 35 vjeçare, do të mund të aplikojnë në Bankën Popullore të Maqedonisë së Veriut për të fituar Çmimin e vitit për hulumtues të rinj, transmeton Portalb.mk. “Të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në moshën deri 35 vjeçare. Punonjësit […]
Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut deri në moshën 35 vjeçare, do të mund të aplikojnë në Bankën Popullore të Maqedonisë së Veriut për të fituar Çmimin e vitit për hulumtues të rinj, transmeton Portalb.mk.
“Të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në moshën deri 35 vjeçare. Punonjësit e Bankës Popullore dhe anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje në Konkurs”, sqaroi Banka.
Të interesuarit do të mund të aplikojnë deri më 1 shkurt të vitit 2025.
“Shpërblimi është në formë monetare, e cila për punimin e çmimit të parë është 130.000 denarë, ndërsa për çmimin e dytë është 65.000 denarë”, raportoi Banka.
Punimi nuk duhet të jetë publikuar para 1 janarit të vitit 2023.