Qytetari në Shtërpcë gjen një celular dhe e dorëzon në Polici
Më 22 shkurt 2025, një qytetar, punonjës i qendrës së skijimit në Brezovicë, Z. Dj., ka gjetur një telefon celular dhe menjëherë e ka dorëzuar tek zyrtarët policorë. Sot, më 25 shkurt 2025, në stacionin e policisë në Shtërpcë është paraqitur pronarja e telefonit, Q. H., për ta marrë atë. Pas kryerjes së procedurave të


Më 22 shkurt 2025, një qytetar, punonjës i qendrës së skijimit në Brezovicë, Z. Dj., ka gjetur një telefon celular dhe menjëherë e ka dorëzuar tek zyrtarët policorë.
Sot, më 25 shkurt 2025, në stacionin e policisë në Shtërpcë është paraqitur pronarja e telefonit, Q. H., për ta marrë atë. Pas kryerjes së procedurave të verifikimit, telefoni iu kthye asaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin Z. Dj., duke e vlerësuar këtë veprim si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.