Qyteti i Shkupit ka bllokuar projektin për bulevardin Cvetan Dimov, në Çair

Qyteti i Shkupit ka bllokuar projektin për bulevardin Cvetan Dimov, në Çair me të cilin parashikohej që t’i jepet fund kaosit në trafik. Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska ka kërkuar që për këtë çështje të ndihmojë Qeveria. Zv.kryeministri Mexhiti dyshon se çështja është te mungesa e financave. Sipas tij buxheti i Qytetit mbushet edhe nga […]

dhjetor 21, 2024 - 16:00
 0  3
Qyteti i Shkupit ka bllokuar projektin për bulevardin Cvetan Dimov, në Çair

Qyteti i Shkupit ka bllokuar projektin për bulevardin Cvetan Dimov, në Çair me të cilin parashikohej që t’i jepet fund kaosit në trafik. Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska ka kërkuar që për këtë çështje të ndihmojë Qeveria. Zv.kryeministri Mexhiti dyshon se çështja është te mungesa e financave. Sipas tij buxheti i Qytetit mbushet edhe nga tatimet e çairasve ndaj dhe investimet duhet të rikthehen përsëri në Çair.

“Ky buxhet që akumulohet në Qytetin e Shkupit nuk mund të shkon diku tjetër por duhet të rikthehet te mjetet e dedikuara që duhet të rikthehet me projekte konkrete në komunat përkatëse. Mendoj që është obligim i Qytetit të Shkupit, por sido që të jetë nuk ekziston vullneti për ta realizuar nga ajo se përndryshe nëse është çështje vetëm financiare edhe këtë do ta mbulojë Qeveria, por mendoj që nuk e bënë as njërën as tjetrën”, tha Izet Mexhiti – Zv.kryeministër.