Rama mbështet krijimin e Shtetit Bektashi, Berisha: Thikë pas shpine ndaj besimit mysliman, akt anti-kombëtar

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për krijimin e Shtetit Bektashi,  gjatë fjalës së tij me rastin e 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se “shpallja e shtetit islamik nga Edi Rama është thikë pas shpine […]

Jan 25, 2025 - 19:00
 0  5
Rama mbështet krijimin e Shtetit Bektashi, Berisha: Thikë pas shpine ndaj besimit mysliman, akt anti-kombëtar

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për krijimin e Shtetit Bektashi,  gjatë fjalës së tij me rastin e 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se “shpallja e shtetit islamik nga Edi Rama është thikë pas shpine ndaj besimit mysliman në Shqipëri dhe një akt madhor antikombëtar”.

Berisha shprehet më tej se nëpërmjet këtij akti, kreu i qeverisë po tenton të shkatërrojë harmoninë fetare në vendin tonë.

Krijimin e Shtetit Bektashi, Berisha e cilëson si një “krijesë” anti-kushteteuse dhe anti-shqiptare.

“Shpallja e shtetit islamik nga Edi Rama është thikë pas shpine ndaj besimit mysliman në Shqipëri dhe një akt madhor antikombëtar! Klerikët patriotë bektashinj kanë luftuar për sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe jo kurrë për principata fetare, sepse ishin atdhetarë të flaktë dhe jo trafikantë e tradhtarë antishqiptarë. Me këtë akt antikushtetues, ky antishqiptar i damkosur kërkon të fusë në Shqipëri përçarje të thellë fetare, të përdorë territorin e Shqipërisë si pronë private të tij dhe grupeve antishqiptare që përfaqëson dhe të krijojë një epiqendër të trafiqeve kriminale ndërkombëtare. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe projektin e shtetit Islamik Bektashinj brenda territorit të Shqipërisë dhe garanton bektashinjtë shqiptarë dhe të gjitha komunitetet tona fetare se ajo, duke respektuar me rreptësi parimin e ndarjes së shtetit nga feja, do qëndrojë në krah të tyre e palëkundur në mbrojtje të harmonisë dhe tolerancës së shkëlqyer fetare të kombit tonë dhe nuk do njohë kurrë krijesa të tilla antikushtetuese e antishqiptare.”,-shkruan Berisha./ Opinion.al