Bien dakord opozita me mazhorancën, hiqet nga rendi i ditës votimi për Avokatin e Popullit

Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë rënë dakord që të shtyjnë votimin për Avokatin e Popullit. Kjo ndodhi për shkak të emrin të propozuar nga kreu demokrat Sali Berisha. Berisha kërkoi që të votohej Besim Ndregjoni, gjë për të cilën PS tha se duhet të ketë një konsultim. Pjesë nga diskumi: Berisha: Në detyrimin e këtij […]

shkurt 18, 2025 - 11:00
 0  7
Bien dakord opozita me mazhorancën, hiqet nga rendi i ditës votimi për Avokatin e Popullit

Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë rënë dakord që të shtyjnë votimin për Avokatin e Popullit. Kjo ndodhi për shkak të emrin të propozuar nga kreu demokrat Sali Berisha.

Berisha kërkoi që të votohej Besim Ndregjoni, gjë për të cilën PS tha se duhet të ketë një konsultim.

Pjesë nga diskumi:

Berisha: Në detyrimin e këtij parlamenti të votojë për avokat të popullit përfaqësuesin e asaj shtrese që përjetoi kalvarin më të egër barbaritë më të mëdha në të gjithë Europën.
Shekuj dhe mijëvjeçar burgje dhe vite rinie të humbura. Mijëra e mijëra jetë të këputura në mes nga skuadrat e pushkatimit. Kampet e përqendrimit dhe gulagët e regjimit të shkuar janë një rast për këtë parlament për të emëruar pikërisht avokat të të drejtave të shqiptarëve, të drejtave themelore, një përfaqësues të shquar të tyre, një përfaqësues të shquar të një prej familjeve më të nderuara të Dibrës, dhe mendoj se nuk ka nevojë të përdoren votat sekrete, por të votoni Besim Ndregjonin edhe si një akt ndjese detyrimi, ndjese për atë që ka ndodhur, për dramën e tmerrshme që ka përjetuar shtresa e tyre.

Peleshi: E njohim dhe të gjithë e dimë traditën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit i takon Kuvendit të zgjedhë, por propozimet i takojnë opozitës dhe diskutohet për të arritur një emër konsesual. Duhet thënë që edhe në respekt të emrave.

Duhet ti japim seriozitet procesit, mos ta lemë në seancë, thuhet një emër. Nuk kemi një vendim politik, përsa kohë ka munguar ky proces, nëse s’do kemi një rezultat për një emër të caktuar, ftoj opozitën të ndërtojmë procesin siç është traditë për të arritur me konsensus me një emër. S’jemi kundër asnjë emri, të ndërtojmë procesin dhe flasim për propozimet tuaja.

Berisha: Në rast se është problemi për konsultim më të thelluar, mos e hidhni në votë, të bëhet një konsultim mes palëve dhe të vijmë ta votojmë. Kemi besim të plotë se ai kandidat nderon atë post dhe në rast se ju thoni, të marrim kohën të ulen palët dhe të biem dakord për këtë përfaqësues.

Peleshi: Jemi dakord për ta hequr nga rendi i ditës dhe të ndërtojmë procesin sic është tradita.