Ramë Lahaj shqetëson ndjekësit me një imazh në rrjetet sociale, gjendja e tij shëndetësore nuk duket e mirë

Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, ka ngritur shqetësim mes fansave të tij pas publikimit të një fotografie në InstaStory, ku ai shfaqet duke marrë oksigjenoterapi. Fotografia e cila është realizuar në Itali, ka bërë që ndjekësit e tij të nisin spekulime dhe shqetësime për gjendjen e tij shëndetësore. Në fotografi, Lahaj shihet duke marrë […]

Jan 4, 2025 - 21:00
 0  6
Ramë Lahaj shqetëson ndjekësit me një imazh në rrjetet sociale, gjendja e tij shëndetësore nuk duket e mirë

Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, ka ngritur shqetësim mes fansave të tij pas publikimit të një fotografie në InstaStory, ku ai shfaqet duke marrë oksigjenoterapi.

Fotografia e cila është realizuar në Itali, ka bërë që ndjekësit e tij të nisin spekulime dhe shqetësime për gjendjen e tij shëndetësore.

Në fotografi, Lahaj shihet duke marrë oksigjenoterapi, por pa ofruar asnjë detaj për situatën. Ai nuk ka shpjeguar arsyen e pranisë së tij në spital dhe as natyrën e problemit shëndetësor që po përjeton.

Foto: Ramë Lahaj/InstaStory

Gjithsesi, fakti që ai ka publikuar vetë videon lë të kuptohet se ai dëshiron të ndajë këtë moment me ndjekësit e tij, ndonëse pa dhënë shpjegime të mëtejshme.

Fansat e tenorit kanë mbushur rrjetet sociale me mesazhe mbështetëse, duke i uruar shërim të shpejtë dhe duke shpresuar që situata të mos jetë serioze.

Ramë Lahaj njihet për vokalin e tij unik dhe përfaqësimin e denjë të artit shqiptar në arenën ndërkombëtare, duke bërë që lajmet për shëndetin e tij të shkaktojnë shqetësim jo vetëm në mesin e fansave të tij, por edhe në komunitetin artistik.