Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LDK-së dhe PDK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalur në një konferencë për shtyp, pas përfundimit të procesit zgjedhor, për Kuvend. Haradinaj u shpreh se ky proces nuk është shumë ndryshe nga ai i 9 shkurtit. “Ne jemi dakord që të veprohet me shpejtësi, të krijohen institucionet e vendit dhe të mos vonohet

dhjetor 28, 2025 - 22:00
 0
Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LDK-së dhe PDK-së
Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LDK-së dhe PDK-së

Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LDK-së dhe PDK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalur në një konferencë për shtyp, pas përfundimit të procesit zgjedhor, për Kuvend.

Haradinaj u shpreh se ky proces nuk është shumë ndryshe nga ai i 9 shkurtit.

“Ne jemi dakord që të veprohet me shpejtësi, të krijohen institucionet e vendit dhe të mos vonohet më Kosova. Tani, duhet të presim edhe një marrëveshje mes LDK-së dhe PDK-së… Aleanca nuk ka qitë dhe nuk qet kushte për opozitën. LDK-ja dhe PDK-ja e kanë një partner dhe jemi të gatshëm t’u japim ndihmën” u shpreh ai.