Raportet RMV-Greqi, KE: Shkupi dhe Athina ta respektojnë marrëveshjen e Prespës
Komisioni Evropian në një deklaratë për “Euroaktiv” u ka bërë thirrje Shkupit dhe Athinës që të respektojnë Marrëveshjen e Prespës dhe t`i zbatojnë dispozitat e marrëveshjes. Gjatë një deklarate për portalin, zëdhënësi i KE-së ka deklaruar se marrëveshjet dypalëshe, nga të dy palët, duhet të zbatohen me vullnet të mirë. “Raportet ndërfqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal […]
![Raportet RMV-Greqi, KE: Shkupi dhe Athina ta respektojnë marrëveshjen e Prespës](https://opinion.al/wp-content/uploads/2024/05/auto_greqi_maqedoni1521538663.jpg)
Komisioni Evropian në një deklaratë për “Euroaktiv” u ka bërë thirrje Shkupit dhe Athinës që të respektojnë Marrëveshjen e Prespës dhe t`i zbatojnë dispozitat e marrëveshjes.
Gjatë një deklarate për portalin, zëdhënësi i KE-së ka deklaruar se marrëveshjet dypalëshe, nga të dy palët, duhet të zbatohen me vullnet të mirë.
“Raportet ndërfqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal mbeten thelbësore për procesin e zgjerimit. Marrëveshjet e përhershme dypalëshe duhet të zbatohen me vullnet të mirë nga të dyja palët duke llogarit edhe Marrëveshjen e Prespës midis RMV-së dhe Greqisë”, thonë nga KE.
Në inaugurimin e Presidentes Siljanovska, ku ajo nuk përmendi emrin kushtetues të vendit, paraprakisht kishin reaguar edhe krerët e BE-së.
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit evropian, Charles Michel, disa orë pas inaugurimit bashkë me urimin për Presidenten dërguan mesazhe se për të vazhduar rrugën drejt BE-së, RMV-ja duhet t`i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare./Klan Macedonia