Vula e PD, Bardhi i përgjigjet Bashës: Mos besoni përrallat me rekurs, demorkatët të bashkohen
Pasi Gjykata u dha vulën, drejtuesit e strukturave më të larta në PD kanë nisur takimet me qytetarët. Këtë të shtunë, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe eksponentë të tjerë të PD janë takuar me qytetarët e Përmetit. Gjatë fjalës së tij, Bardhi pati dhe një përgjigje për Lulzim Bashën, i cili ka deklaruar se do […]
Pasi Gjykata u dha vulën, drejtuesit e strukturave më të larta në PD kanë nisur takimet me qytetarët.
Këtë të shtunë, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe eksponentë të tjerë të PD janë takuar me qytetarët e Përmetit.
Gjatë fjalës së tij, Bardhi pati dhe një përgjigje për Lulzim Bashën, i cili ka deklaruar se do i bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimit të Apelit që i dha vulën Sali Berishës.
Kryetari i Grupi Parlamentar tha se askush nuk duhet t’i bësojë “përrallat” për rekurisn, por të bashkohen me PD që tashmë mban dhe vulën zyrtare.
“Më kokën lart kemi disa muaj decizivë përpara për të bërë realitet fitoren e PD në zgjedhjet e ardhshme. Nëse vi sot dhe them që u mbyll problemi me vendimin PD dhe të mos besojnë përrallat me Rekurs e duhet t’ja shpjegoni ehe demokratëve që nuk na janë bashkuar ende, janë demokratë dhe kanë bërë të njëjtat sakrifica si ju. Dera është e hapur dhe ata e kanë vendin këtu. Bashkë me çdo qytetar të ndershëm, sepse sot e vetmja shpresë që Shqipëria të ecë përpara është opozita dhe PD”, tha ai.