Ligji për profesionet e lira, Bardhi: Hyrja në fuqi e tij ka detyruar mijëra të mbyllin aktivitetin!

Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka hedhur akuza ditën e sotme në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke bërë me dije se ligji i profesioneve të lira ka çuar në mbylljen e qindra bizneseve. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se mbyllja e biznesit nga mijëra profesionistë të lirë është dramë e […]

maj 20, 2024 - 16:30
 0  11
Ligji për profesionet e lira, Bardhi: Hyrja në fuqi e tij ka detyruar mijëra të mbyllin aktivitetin!

Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka hedhur akuza ditën e sotme në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke bërë me dije se ligji i profesioneve të lira ka çuar në mbylljen e qindra bizneseve.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se mbyllja e biznesit nga mijëra profesionistë të lirë është dramë e familjeve të tyre, por është edhe e dëmshme për shoqërinë dhe shtetin shqiptar.

Ai shkruan ndër të tjera se kryeministri Edi Rama premtoi për ta taksa zero, por realiteti paraqitet krejt ndryshe.

Reagimi i Bardhit:

Shqipëria duhet ti japë fund modelit qeverisës të Edi Ramës, që diskriminon e shtyp më të pamundurin, dhe favorizon më të fortin. Qytetarët dhe bizneset kanë nevojë për një Qeveri që punon dhe kujdeset për ta, që ua lehtëson vështirësitë dhe i mbështet që të rrisin e zhvillojnë ekonominë e tyre.

Ashtu sikurse Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike paralajmëroi kohën e miratimit të ligjit të ri, hyrja në fuqi e taksimit progresiv të profesionistëve të lirë, që arrin deri në 23 %, ka detyruar mijëra prej tyre të mbyllin aktivitetin. Sipas QKB-së, 35% e tyre janë mbyllur zyrtarisht, ndërkohë që mijëra kërkesa të reja janë ende nën përpunim.

Mbyllja e biznesit nga mijëra profesionistë të lirë është dramë e familjeve të tyre, por është edhe e dëmshme për shoqërinë dhe shtetin shqiptar. Është e pafalshme që për shkak të diskriminimit të Qeverisë së Edi Ramës, mijëra familje të humbasin të vetmen mundësi punësimi dhe të ardhurash për familjet e tyre.

Ndërkohë që Edi Rama premtoi për ta taksa zero, realiteti paraqitet krejt ndryshe. Taksat janë ulur vetëm për klientët e qeverisë, oligarkët e miqtë e Edi Ramës, që operojnë në një regjim të lehtësuar dhe favorizues, ndërkohë që bizneset më në nevojë, shtyhen të mbyllen apo të punojnë në kushtet e mbijetesës, si pasojë e rritjes së barrës fiskale.

Zgjidhja është: Shqipëria duhet të ndryshojë model qeverisës, të largojë Edi Ramën dhe modelin e tij të korruptuar që favorizon vetëm oligarkët dhe klientët e tij.