Raporti i KE për Maqedoninë: Nuk është bërë asnjë hap për miratimin e ndryshimeve kushtetuese
Në raportin e KE-së thuhet se Maqedonia nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për përmbushjen e detyrimeve në rrugën e saj drejt BE-së, veçanërisht për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, siç parashihet nga Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë. Përmendet edhe zbatimi i Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, por theksohet se kërkohet vullnet i mirë nga të […] The post Raporti i KE për Maqedoninë: Nuk është bërë asnjë hap për miratimin e ndryshimeve kushtetuese appeared first on InfoShqip.com.
Në raportin e KE-së thuhet se Maqedonia nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për përmbushjen e detyrimeve në rrugën e saj drejt BE-së, veçanërisht për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, siç parashihet nga Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë. Përmendet edhe zbatimi i Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, por theksohet se kërkohet vullnet i mirë nga të gjitha palët.
“Maqedonia e Veriut gjatë vitit të kaluar nuk ka ndërmarrë hapa vendimtarë për përparim në negociatat e anëtarësimit dhe ende nuk i ka miratuar ndryshimet kushtetuese, përfshirë edhe shtimin në Kushtetutë të qytetarëve që janë pjesë e kombeve tjera, siç janë bullgarët, sipas konkluzioneve të korrikut 2022. Marrëveshjet bilaterale me vendet fqinje, përfshirë atë të Prespës me Greqinë dhe atë për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, kërkojnë besim nga të gjitha palët”, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian.
Edhe pse nënkryetarja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, kishte theksuar më herët se Maqedonia ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese, komisionerja për zgjerim Marta Kos, duke e përmendur shkurt vendin bashkë me Bosnjën dhe Kosovën, tha se nuk është shënuar progres.
“Progres nuk është shënuar gjatë vitit të fundit në Maqedoni, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, dhe arsyet për këtë janë të ndryshme. Komisioni do të vazhdojë t’i mbështesë në përpjekjet e tyre drejt Bashkimit Evropian”, deklaron Marta Kos, komisionere evropiane për zgjerim.
Në raport thuhet gjithashtu se vendi ka vazhduar të punojë në udhërrëfyesit për sundimin e ligjit, reformat në administratën publike dhe funksionimin e institucioneve demokratike, si dhe në planin e veprimit për mbrojtjen e pakicave. Megjithatë, edhe në këtë raport shprehet shqetësim për mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit.
“Maqedonia e Veriut duhet të intensifikojë përpjekjet për zbatimin e reformave të lidhura me BE-në, veçanërisht në kuadër të klasterit ‘Vlerat Themelore’, duke ruajtur sundimin e ligjit, mbrojtur pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit, si dhe përforcuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian.
Si moment pozitiv, theksohet se Maqedonia vazhdon të harmonizohet plotësisht me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, çka dëshmon për zgjedhjen e saj strategjike.
The post Raporti i KE për Maqedoninë: Nuk është bërë asnjë hap për miratimin e ndryshimeve kushtetuese appeared first on InfoShqip.com.