Raportimet për pezullim të granteve, Pacolli: Nuk do të ndalemi derisa t’i ktheni parët cent më cent!
Raportohet se Minsitra e Bujqësisë, që drejtohet nga ministri Faton Peci, ka marrë vendimin për ta pezulluar procedurën e grantit që daja i deputetes Fitore Pacolli, e kishte fituar. Pas këtij pezullimi, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka reaguar sekretari i Forumit të Rinisë së LDK-së, Egzon Pacolli, ku thotë se pezullimi i
Raportohet se Minsitra e Bujqësisë, që drejtohet nga ministri Faton Peci, ka marrë vendimin për ta pezulluar procedurën e grantit që daja i deputetes Fitore Pacolli, e kishte fituar.
Pas këtij pezullimi, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka reaguar sekretari i Forumit të Rinisë së LDK-së, Egzon Pacolli, ku thotë se pezullimi i granteve është një fitore e Kosovës kundër korrupsionit.
Pacolli tutje thotë se hapi tjetër është anulimi i tyre.
Postimi i plotë:
Pezullimi i granteve është një fitore e Kosovës në betejën kundër korrupsionit. Hapi tjetër është ANULIMI i tyre!
Nuk do të ndalemi derisa t’i ktheni parët cent më cent!
Ndryshimi po vjen!