Raportohet se Toshkovski ka shkarkuar shefa, ndihmës shefa dhe komandant në SPB Shtip dhe Koçan
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot ka marrë vendime për shkarkimin e pesë shefave, si dhe nga një ndihmës shefi dhe komandant në Sektorin e Punëve të Brendshme (SVR) në Shtip dhe në atë të Departamentit të Punëve të Brendshme (OPB) në Koçan, mëson “360 Gradë”, , transmeton Portalb.mk. Kështu, pas aksidentit në Koçan, […]


Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot ka marrë vendime për shkarkimin e pesë shefave, si dhe nga një ndihmës shefi dhe komandant në Sektorin e Punëve të Brendshme (SVR) në Shtip dhe në atë të Departamentit të Punëve të Brendshme (OPB) në Koçan, mëson “360 Gradë”, , transmeton Portalb.mk.
Kështu, pas aksidentit në Koçan, shkarkohen:
Shef i Departamentit të Punëve të Brendshme (SPB) Shtip
Ndihmës shef i Departamentit të Punëve të Brendshme Shtip
Shef i Departamentit të Policisë Shtip
Shef i Departamentit të Policisë Kriminale Shtip
Shef i Departamentit të Punëve të Brendshme (DPB) Koçan
Komandant i Stacionit Policor Koçan me juridiksion të përgjithshëm
Shef i Zyrës së jashtme për çështje kriminale, Koçan
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se sot në ora 15:30, ministri do të mbajë konferencë për media.
Në zjarrin e ndodhur më 16 mars kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa mbi 140 të lënduar janë trajtuar brenda dhe jashtë vendit.
Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.