Raportuesi për Kosovën e godet Vuçiqin pas mbështetjes që mori nga Moska: Ai e sheh të ardhmen e Serbisë nën diktatin e Putin

Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka reaguar pas një bisede mes liderit serb Aleksander Vuçiç dhe liderit rus Vladimir Putin, ku ky i fundit i ka dhënë mbështetjen ruse autoriteteve të Serbisë ndërsa përballen me protesta antiqeveritare. Terras në reagimin e tij, ka theksuar se, ndërhyrjet ruse s’janë diçka e re. Po

Mars 7, 2025 - 21:00
 0  4
Raportuesi për Kosovën e godet Vuçiqin pas mbështetjes që mori nga Moska: Ai e sheh të ardhmen e Serbisë nën diktatin e Putin
raportuesi-per-kosoven-e-godet-vuciqin-pas-mbeshtetjes-qe-mori-nga-moska:-ai-e-sheh-te-ardhmen-e-serbise-nen-diktatin-e-putin

raportuesi-per-kosoven-e-godet-vuciqin-pas-mbeshtetjes-qe-mori-nga-moska:-ai-e-sheh-te-ardhmen-e-serbise-nen-diktatin-e-putin

Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka reaguar pas një bisede mes liderit serb Aleksander Vuçiç dhe liderit rus Vladimir Putin, ku ky i fundit i ka dhënë mbështetjen ruse autoriteteve të Serbisë ndërsa përballen me protesta antiqeveritare.

Terras në reagimin e tij, ka theksuar se, ndërhyrjet ruse s’janë diçka e re.

Po ashtu, ai ka kritikuar presidentin serb Vuçiç, duke shkruar se ai e sheh të ardhmen e Serbisë nën diktatin e Putinit.

‘‘Modelet e ndërhyrjeve të Rusisë nuk janë asgjë e re dhe Presidenti Vucic nuk lë asnjë dyshim – ai e sheh të ardhmen e #Serbisë nën diktatin e #Putinit’’, ka shkruar ai.

Në lajmin Reuters, atë që eurodeputeti Terras e ka shpërndarë në postimin e tij, ndër tjerash theksohet edhe se, Protestat kundër korrupsionit të udhëhequra nga studentët janë përhapur në të gjithë vendin ballkanik gjatë katër muajve të fundit që kur 15 persona u vranë kur një tendë u shemb në një stacion treni të sapo rinovuar në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i Serbisë.