Rast i dhimbshëm për familjen Berisha: Ky është burri që vdiq në QKUK disa javë pasi u aksidentua
Pas dy javësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka humbur jetën shoferi që u vetaksidentua në Ratkoc të Rahovecit. Viktima nuk ka arritur t’iu bëjë ballë lëndimeve që ka pësuar dhe për pasojë vdiq sot, raporton Gazeta Sinjali. Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije se i ndjeri është Bujar Berisha, rreth 58-vjeçar. […]
Pas dy javësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka humbur jetën shoferi që u vetaksidentua në Ratkoc të Rahovecit.
Viktima nuk ka arritur t’iu bëjë ballë lëndimeve që ka pësuar dhe për pasojë vdiq sot, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije se i ndjeri është Bujar Berisha, rreth 58-vjeçar.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, teksa edhe Policia është njoftuar për rastin.
Aksidenti ka ndodhur më 12 qershor, teksa viktima ishte në lëvizje në rrugën Xërxë – Kramovik dhe pasi kishte arritur në fshatin Ratkoc, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe përplaset, duke pësuar lëndime të rënda.
I ndjeri fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Gjakovës, por është dërguar më pas në QKUK për shkak të gjendjes shëndetësore.