Rasti në Koçan, Ademi: Kreshnik Bekteshi po përndiqet politikisht!

Për arrestimin e ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pas tragjedisë në Koçan ku humbën jetën 59 persona, Arbër Ademi nga BDI tha se ka parë kallëzimin penal dhe propozimin e The post Rasti në Koçan, Ademi: Kreshnik Bekteshi po përndiqet politikisht! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 1, 2025 - 18:00
 0  4
Rasti në Koçan, Ademi: Kreshnik Bekteshi po përndiqet politikisht!

Për arrestimin e ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pas tragjedisë në Koçan ku humbën jetën 59 persona, Arbër Ademi nga BDI tha se ka parë kallëzimin penal dhe propozimin e Prokurorisë, që siç thotë, është absurditet dhe se bëhet fjalë për konstruksion dhe përndjekje politike, shkruan TV21.

“Unë kam parë kallëzimin penal, kam pare edhe propozimin e Prokurorisë për  caktimin e masës së paraburgimit dhe me të  vërtetë është një absurditet i llojit të vet. Një laik, një person i cili fare nuk ka njohuri në drejtësi, mund të sheh që bëhet fjalë për konstruksion të paster politik, bëhet fjalë për përndjekje klasike politike ndaj z.Bekteshi. Bekteshi akuzohet si shkaktar i drejtpërdrejtë i zjarrit që pati fatkeqësisht humbjen e 59 personave në mesin e të cilëve ka edhe fëmijë”, tha Arbër Ademi.

Taravari bashkë me BDI-në në zgjedhjet lokale? Ademi: S’ka negociata e marrëveshje formale

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi tha se nuk kanë marrëveshje apo negociata formale me askënd për bashkëpunim në zgjedhjet lokale, përgjigje kjo që Ademi e dha pasi u pyet nëse është Arben Taravari bashkë me BDI-në në zgjedhjet lokale, shkruan TV21. Por a e ndryshoi Taravari retorikën ndaj Ali Ahmetit? Ademi tha se kjo është çështje e partive që përbëjnë VLEN-in dhe se nuk do të dëshironte t’i komentonte.

“Ajo që dua të them për opinionin është se nuk ka negociata formale, nuk ka një marrëveshje formale me askënd. Këto që po i përmendni ju kanë të bëjnë më tepër me zhvillimet e brendshme, brenda për brenda koalicionit VLEN të cilët me të vërtetë nuk do të dëshiroja t’i komentoja, ashtu siç nuk i komentojmë edhe zhvillimet brenda partive të tjera politike”, tha Ademi.

Ademi: Kemi kanale të komunikimit me të gjitha partitë politike

Në Daily Click në TV21, nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi u pyet nëse kanë komunikim me Arben Taravarin e Aleancës për Shqiptarët, që siç tha Ademi, BDI ka pasur bashkëpunim me të gjithë dhe ka kanale komunikimi, por sipas Ademit, kjo nuk do të thotë se ka diçka në drejtim të dinamikave të zhvillimit.

“Me të gjithë aktorët në skenën politike BDI ka pasur bashkëpunim në forma të ndryshme. Ju e  dini që disa nga partitë që sot janë në VLEN, janë  derivate të BDI-së duke qenë pjesë integrale e BDI-së, duke pasur pozicione e funksione të rëndësishme jo për një vit e dy, por për më tepër se 20 vite kështu që, kanale të caktuar komunikimi me të gjithë kemi, aq më tepër edhe mbi baza të një bashkëpunimi të mëparshëm. Personalisht edhe unë kam me njerëz të cilët janë të proveniencave të ndryshme politike e partiake dhe se kjo nuk do të thotë diçka në drejtim të asaj se cilat do të jenë dinamikat e zhvillimit”, tha Ademi.

A ka vend për Taravarin në BDI? Ja si përgjigjet Arbër Ademi

A ka vend për Taravarin në BDI? Pyetje që iu drejtua nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademit pas zhvillimeve të fundit brenda koalicionit VLEN, ku i pari i ASH-së tha se ka pakënaqësi për mënyrën e funksionimit të koalicionit.

Arbër Ademi tha se, secili që distancohet nga një plani që ka për qëllim defaktorizimin e  shqiptarëve, sigurisht se ka mbështetjen e BDI-së.

“Secila parti politike që reteron nga të qenurit pjesë e një plani që ka për qëllim defaktorizimin e  shqiptarëve, sigurisht se ka mbështetjen e BDI-së, kësaj strukture mirë të organizuar, mire të etabluar, serioze në vendin tonë”, tha Ademi.

The post Rasti në Koçan, Ademi: Kreshnik Bekteshi po përndiqet politikisht! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .