Sela takim me Kasamin dhe Mexhitin, a po e zëvendëson Taravarin në qeveri?!

1 Prill – 2025 – Mesditën e së martës në Shkup janë takuar Ziadin Sela me Bilall Kasamin dhe Izet Mexhitin. Takimi ka ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut The post Sela takim me Kasamin dhe Mexhitin, a po e zëvendëson Taravarin në qeveri?! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 1, 2025 - 18:00
 0  3
Sela takim me Kasamin dhe Mexhitin, a po e zëvendëson Taravarin në qeveri?!

1 Prill – 2025 – Mesditën e së martës në Shkup janë takuar Ziadin Sela me Bilall Kasamin dhe Izet Mexhitin. Takimi ka ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në prani edhe të kryeparlamentarit Afrim Gashi, ish kryetar i Alternativës, shkruan Flaka.

Takimi vjen në kohën kur në opinion flitet për ftohje raportesh mes Taravarit me liderët e tjerë të koalicionit VLEN.

Nuk ka informcacion se çka është biseduar në këtë takim, por në bazë të situatës së krijuar nuk përjashtohet mundësia që të jetë folur për përfshirjen e partisë së Selës në qeveri dhe koalicionin VLEN si zëvendësim për ASH-në e Taravarit.

Këtë informacion nuk e konfirmuam dot nga asnjëra palë, sepse, sot është 1 Prilli – Dita e gënjeshtrave, dhe mund të jetë një gënjeshtër e madhe ???? Aprililliiiii

Është 1 Prilli dhe ky lajm është një gënjeshtër, sepse, në këtë ditë lejohen gënjeshtrat, ndërsa në 364 ditët e tjera të vitit nuk guxohet dhe nuk na lejohet. Flaka Media

The post Sela takim me Kasamin dhe Mexhitin, a po e zëvendëson Taravarin në qeveri?! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .