Reagon Elvana Gjata pasi zuri vendin e dytë në ‘Fest 63’

Elvana Gjata garoi në ‘Fest 63’ me këngën e saj “Karnaval”, e cila dështoi të dërgojë Shqipërinë në Eurovision. Krahas kësaj Elvana fitoi vendin e dytë, por ajo në reagimin e saj shprehet mirënjohës ndaj publikut të cilët e votuan dhe e mbështetën deri në fund, shkruan “Kosovarja”. Por nuk mungoi duke i kushtuar disa […]

dhjetor 23, 2024 - 21:00
 0  6
Reagon Elvana Gjata pasi zuri vendin e dytë në ‘Fest 63’

Elvana Gjata garoi në ‘Fest 63’ me këngën e saj “Karnaval”, e cila dështoi të dërgojë Shqipërinë në Eurovision.

Krahas kësaj Elvana fitoi vendin e dytë, por ajo në reagimin e saj shprehet mirënjohës ndaj publikut të cilët e votuan dhe e mbështetën deri në fund, shkruan “Kosovarja”.

Por nuk mungoi duke i kushtuar disa fjalë edhe kritikave që iu bën në këtë paraqitje.

Postimi i plotë:
“Faleminderit për gjithë dashurinë, votat tuaja dhe mesazhet e panumërta që më dërguat gjatë FIK63. Unë jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që më mbështetën gjatë gjithë rrugës për në finale dhe premtoj ta kthej atë dashuri dhjetëfish përmes muzikës sime.

I uroj gjithmonë më të mirën vendit tim dhe kujtdo që e përfaqëson atë në skenat ndërkombëtare. E njëjta gjë vlen edhe për Shkodra Elektronik-duke ju uruar një eksperiencë të mrekullueshme në Eurovision 2025!

Unë e mirëpres kritikën konstruktive pasi më ndihmon të bëj më mirë, por le ta mbajmë bisedën pa gjuhën e urrejtjes – ajo nuk ka vend në muzikë apo askund tjetër. Me dashuri Elvana”.