Reflekton VLEN, kërkon zgjidhje për nxënësit e Butelit: “Fëmijët nuk duhet të paguajnë çmimin e mosmarrëveshjeve”

Këshilltarët e VLEN-it në Komunën e Butelit kanë kërkuar zgjidhje të shpejtë dhe institucionale për nxënësit të cilëve u është pamundësuar regjistrimi në SHFK “Petar Zdravkovski–Penko”. Çështja është ngritur në mbledhjen e Këshillit të K...

gusht 31, 2026 - 19:01
Reflekton VLEN, kërkon zgjidhje për nxënësit e Butelit: “Fëmijët nuk duhet të paguajnë çmimin e mosmarrëveshjeve”

Këshilltarët e VLEN-it në Komunën e Butelit kanë kërkuar zgjidhje të shpejtë dhe institucionale për nxënësit të cilëve u është pamundësuar regjistrimi në SHFK “Petar Zdravkovski–Penko”.

Çështja është ngritur në mbledhjen e Këshillit të Komunës së Butelit, ku këshilltarët e VLEN-it kanë kërkuar që institucionet kompetente të veprojnë në interes të fëmijëve dhe të gjejnë një zgjidhje konkrete.

VLEN kërkon zgjidhje të shpejtë, të drejtë dhe institucionale për nxënësit të cilëve u është pamundësuar regjistrimi në SHFK ‘Petar Zdravkovski–Penko’”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Sipas tyre, kërkesa për zgjidhje konkrete nuk ka marrë përgjigjen e nevojshme në mbledhjen e Këshillit.

VLEN ka mohuar gjithashtu pretendimet se këshilltarët shqiptarë kanë mbështetur mbylljen e paraleleve apo kanë votuar pro vendimit për rajonizimin e shkollave.

Këshilltarët shqiptarë nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë për mbylljen e asnjë paraleleje. Po ashtu, ata nuk kanë votuar pro vendimit për rajonizimin e shkollave”, deklaron VLEN.

Në reagim argumentohet se vetë vendimi për rajonizimin, përmes neneve 7, 8 dhe 9, nuk e përjashton mundësinë që në një shkollë të regjistrohen edhe nxënës nga rajone apo komuna të tjera, nëse ka vende të lira dhe plotësohen kushtet e përcaktuara. Sipas VLEN-it, përparësi u jepet nxënësve që jetojnë deri në dy kilometra nga shkolla.

Kërkojmë që rregullat të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë fëmijët”, theksojnë nga VLEN.

Nga koalicioni shtojnë se është e papranueshme që në shkolla të tjera të Komunës së Butelit të pranohen nxënës nga komuna të tjera, ndërsa fëmijëve që jetojnë pranë SHFK “Petar Zdravkovski–Penko” t’u mohohet regjistrimi në shkollën më të afërt, pavarësisht ekzistimit të kapaciteteve.

VLEN bëri të ditur se është në koordinim edhe me zëvendësministrin e Arsimit, me qëllim që çështja të zgjidhet sa më shpejt.

Nga kryetari i Komunës së Butelit dhe udhëheqësia e SHFK ‘Petar Zdravkovski–Penko’ nuk kërkojmë arsyetime dhe as bartje të përgjegjësisë. Kërkojmë veprim, përgjegjësi institucionale dhe zgjidhje”, thuhet në reagim.

Në fund, VLEN thekson se interesi i fëmijëve duhet të jetë mbi çdo përplasje apo mosmarrëveshje institucionale.

Fëmijët nuk duhet të paguajnë çmimin e mosmarrëveshjeve institucionale. E drejta për arsim dhe interesi i tyre duhet të jenë mbi çdo interes tjetër”, përfundon reagimi i VLEN-it.

Deklarata vjen, pak orë pasi këshilltarët komunalë nga të gjitha grupacionet politike shqiptare në Butel, patën reagim të përbashkët dhe kërkuan zgjidhje.

Tre këshilltarët komunal të AKI-së në Butel propozuan në rend të ditës shqyrtimin e vendimit për mbyllje të paraleles së klasës së parë në gjuhën shqipe. Ata pasi që u mbivotuan nga këshilltarët maqedonas për të mos e futur në rend të ditës, në mënyrë demonstrative e lëshuan sot mbledhjen e këshillit komunal.

 “Përgjigja ishte decide se nuk mundet të vazhdon ajo paralele dhe se është veçse fakt i kryer. E nxorëm në votim, normalisht na mbivotuan dhe na rrëzuan poshtë si pikë të rendit të ditës dhe ne u detyruam të dalim dhe ta lëshojmë mbledhjen”, tha Linkest Lumani, këshilltar i AKI-së në komunën e Butelit.

Mbledhjen e lëshuan edhe katër këshilltarët e VLEN-it në Komunën e Butelit. Para mediave thanë se të gjithë nxënësit e etniteteve të ndryshme duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë. Ata thonë se në koordinim më zëvendësministrin e arsimit do të përpiqen të gjejnë një zgjidhje brenda kornizës ligjore.

 “Është e vështirë të kuptohet se si në shkollat e tjera të Komunës së Butelit në paralelet në gjuhën maqedonase pranohen nxënës nga komuna të tjera, ndërsa fëmijëve shqiptarë që jetojnë në afërsi të kësaj shkolle u mohohet mundësia për tu regjistruar në shkollën më të afërt edhe atëherë kur ka mundësi reale për pranimin e tyre”, theksoi Albesa Ramani, këshilltare e VLEN-it në komunën e Butelit .

Të gjithë këshilltarët shqiptarë komunal të pozitës dhe opozitës në Butel njëzëri kërkuan përgjegjësi nga kryetari Kostovski që mos ta politizon çështjen e fëmijëve por të veproj sipas Nenit 7,8,9 të Ligjit për arsim fillorë, të cilat thonë se mund të lejohet regjistrimi i nxënësve në klasën e parë të fillores, me adresë banimi nga një rajon tjetër ose nga një komunë tjetër në perimetër prej 2 km, vetëm nëse në shkollën fillore ka vende të lira deri në plotësimin e kapaciteteve të lira, përkatësisht deri në 30 nxënës në një paralele.

Rregullorja për rajonizimin dhe optimizimin e arsimit fillorë iu ra në qafë shumë nxënësve edhe pse ekanë shkollën matanë rrugës, por figurojnë në një komunë tjetër. Një paralele në gjuhën shqipe po mbyllet në shkollën fillore të Butelit “Petar Zdravkovski – Penko” ndërsa ministrja arsimit Vesna Jaenvska tha se këto janë kompetenca të komunës, por që reformat në arsim nuk kanë pasur për qëllim mbyllje të paraleleve në gjuhët jo maqedonase.

 “Do t’i kontrollojmë këto të dhëna dhe një herë, ju lutem e them bindshëm që në asnjë moment nuk kemi bërë diskriminim sa i përket përdorimit të gjuhëve, e kemi menduar më të mirë për fëmijët. Do ta këshilloj Kryetarin e Komunës, edhe pse është kompetencë e tij, që edhe një herë ta rishqyrtojë ose ta kontrollojë gjendjen në komunën e tij dhe të vendos në mënyrë të drejtë”, tha Janeska.

Në konferencë për media, gazetarët ia numëruan ministres shumë klasë fillore me nga 3-4 nxënës që vazhdojnë të mësojnë në maqedonisht, por Janevska tha se i mbajnë hapur për shkak të arsimtarëve.

Kryetari i komunës Darko Kostovski nuk e mori akoma në shqyrtim këshillën e ministres Janevska.

 “Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Komunal, kryetari i Butelit Darko Kostovski nuk foli para mediave, por mbetet në qëndrimin që nuk e ka ndërmend që të pranon nxënës nga komuna të tjera, kur bëhet fjalë për Shkollën Fillore ‘Petar Zdravkovski – Penko’”, raporton Adi Qaili, gazetar. Gazeta Flaka

The post Reflekton VLEN, kërkon zgjidhje për nxënësit e Butelit: “Fëmijët nuk duhet të paguajnë çmimin e mosmarrëveshjeve” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.