Reforma territoriale, Berisha: PS shkatërroi qeverisjen vendore

Në një tryezë për reformën territoriale të thirrur nga PD, kryedemokrati Sali Berisha tha se PS shkatërroi qeverisjen vendore, duke e konsideruar reformën e ndërmarrë prej qeverisë “një krim kombëtar dhe dënim ndaj zhvillimit”. “Reforma apo shkatërrimi që ju bë qeverisjes vendore pas ardhjes në pushtet të partisë së krimit, është një nga goditjet më […]

Mars 31, 2026 - 13:00
Reforma territoriale, Berisha: PS shkatërroi qeverisjen vendore

Në një tryezë për reformën territoriale të thirrur nga PD, kryedemokrati Sali Berisha tha se PS shkatërroi qeverisjen vendore, duke e konsideruar reformën e ndërmarrë prej qeverisë “një krim kombëtar dhe dënim ndaj zhvillimit”.

Reforma apo shkatërrimi që ju bë qeverisjes vendore pas ardhjes në pushtet të partisë së krimit, është një nga goditjet më të rënda që iu dha interesave të qytetarit shqiptar, që iu dha zhvillimit të vendit në mënyrën më absurde që shkon gjer në një krim kombëtar, në Shqipëri, vendin që 75-80 për qind të territorit e ka malor dhe kodrinor, u vendos një model që s’ekziston gjëkundi, as në vendi më të sheshta të botës. Pra ky vend me territorin më malor u vendos në një model të fshirjes së popullatës nga këto territore. Sot që kryeinjoranti, armiku që bëri këtë reformë, zbaton paketën e maleve në Maminas se atje ku ka male ka shumë pak banorë. Antireforma që iu bë qeverisë vendore kishte dy kritere themelore, vjedhjen, votën. U shuan me një të rënë të lapsit dhjetëra komuna dhe bashki kundërshtare”, tha Berisha.