Rënie e numrit të punëtorëve në industrinë e Maqedonisë së Veriut, ndërkohë raportohet për 10 mijë vende të lira pune
Në industrinë e Maqedoninë e Veriut në muajin tetor është regjistruar ulje e numrit të punësuarve për 3.2 përqind, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit tetor të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Energjia për […]
![Rënie e numrit të punëtorëve në industrinë e Maqedonisë së Veriut, ndërkohë raportohet për 10 mijë vende të lira pune](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/05/Fabrike-ne-Maqedonine-e-Veriut.-Foto-nga-Qeveria-e-Maqedonise-se-Veriut.jpg?fit=1024%2C683&quality=89&ssl=1)
![Fabrikë në Maqedoninë e Veriut. Foto nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2023/05/Fabrike-ne-Maqedonine-e-Veriut.-Foto-nga-Qeveria-e-Maqedonise-se-Veriut.jpg)
Në industrinë e Maqedoninë e Veriut në muajin tetor është regjistruar ulje e numrit të punësuarve për 3.2 përqind, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit tetor të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Energjia për 4.6 % Produktet kapitale për 1.5 %, dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 24.3 % derisa rënie u vërejt te Produktet intermediare, përveç energjisë për 6.3 % dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 8.6 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në tremujorin e tretë të vitit 2024 janë regjistruar 10 010 vende të lira pune në Maqedoninë e Veriut, më shumë te tregtia me shumicë dhe me pakicë për riparimin e automjeteve dhe motoçikletave (2 359) dhe industria përpunuese (2 220).