Ministri Murtezani mori pjesë në panelin rreth Agjendës Reformuese
“Bashkëpunimi i përforcuar në procesin e integrimit në BE përmes Agjendës Reformuese” është tema e ngjarjes së sotme ku mori pjesë edhe Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, transmeton Portalb.mk. “Reformat funksionojnë vetëm kur lidhen me jetën e përditshme të qytetarëve. Ato duhet të krijojnë institucione në të cilat njerëzit kanë besim, ekonomi që gjenerojnë […]
“Bashkëpunimi i përforcuar në procesin e integrimit në BE përmes Agjendës Reformuese” është tema e ngjarjes së sotme ku mori pjesë edhe Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, transmeton Portalb.mk.
“Reformat funksionojnë vetëm kur lidhen me jetën e përditshme të qytetarëve. Ato duhet të krijojnë institucione në të cilat njerëzit kanë besim, ekonomi që gjenerojnë mundësi dhe shoqëri që janë inkluzive dhe të drejta. Reformat janë më shumë se një nevojë strategjike – ato janë një masë e pjekurisë sonë si shtet”, deklaroi Murtezani.
Ai theksoi se këto reforma pasqyrojnë aftësinë e vendit për të ndërtuar institucione të qëndrueshme, demokratike dhe transparente, duke i mundësuar të ardhme më të mirë.
“Agjenda Reformuese është në zemër të këtyre përpjekjeve, do të thosha në këtë përpjekje të përbashkët. Ajo kërkon nga ne të merremi me dobësitë afatgjate në administratën tonë publike, në sistemin gjyqësorë dhe kornizat rregullatore. Por, reformat nuk janë vetëm korrigjim i asaj që nuk funksionon. Ato përfaqësojnë ndërtimin e një kulture për llogaridhënieje dhe përgjegjësie, ku qeverisja (menaxhimi) bazohet në besim, inkluzivitet dhe orientim drejt rezultateve që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve”, deklaroi Murtezani.
Ministri vlerësoi se Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor është një mekanizëm për zbatimin e këtyre reformave.
Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese.
Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.
Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.
Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.
Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash.
Negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.